E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuotat e pranimit për 61 universitetet italiane

29/05/2009  Studimet në Itali, shpërndarja e 25 mijë kuotave për të gjitha programet e studimeve

Publikohet shpërndarja e kuotave të pranimit për kandidatët e huaj që do të vijojnë studimet pranë universiteteve italiane gjatë vitit të ardhshëm akademik. Veçanërisht për aplikuesit nga Shqipëria pohohet të jenë lënë në dispozicion trideri në katër mijë kuota pranimi, të shpërndara këto sipas degëve përkatëse që ofrojnë universitetet publike të këtij shteti. Aktualisht po shkojnë drejt mbylljes dhe procedurat e regjistrimit paraprak, ku sot rezulton të jetë dita e fundit e pranimeve të kërkesave pranë ambasadës nga kandidatët e mbetur. Edhe për vitin e ardhshëm pranimet në këto institucione të arsimit të lartë janë kushtëzuar nëpërmjet rezultateve që maturantët do të arrijnë edhe në provimet e maturës shtetërore në vendin tonë (ky ishte dhe një ndër kushtet kryesore të aplikimit për studimet në Itali). Gjatë ditëve në vijim pritet të publikohen dhe kriteret e reja të drejtës për marrjen e bursës për kandidatët që do të shpallen fitues në degët e përzgjedhura.

*Kuotat e i gjeni të botuara në numrin e sotshëm të "Metropol"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›