Ankthi, problem ndërkombëtar, paraprijësi i sëmundjeve mendore
Pakkush mund ta dijë, por ankthi është shkaktari kryesor i sëmundjeve mendore. Ose të paktën është fillesa e çdo problemi psikik, është paraprijësi dhe “ushqyesi” më i madh i depresionit. Pas kësaj, sipas mjekëve, gjejmë fillesat e problemeve, çrregullimeve, problemeve mendore, shqetësimeve të tjera.
Dje, në Lidhjen Mbarëkombëtare të Psikiatërve, 170 mjekë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, kanë referuar 25 punime shkencore me temën kryesore për ankthin.
“Psikiatria sot flet shqip” ka thënë shefi i Psikiatrisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”. Sipas Sulit dhe mjekëve të tjerë të cilët kanë referuar, ankthi është një sëmundje mbarëbotërore dhe ky problem sjell dhe shqetësime të tjera, duke çuar deri në probleme të mëdha dhe shqetësuese për pacientët, por edhe për shoqërinë. “Konferenca ka mbledhur në një takim Lidhjen e Mjekëve Psikiatër, të cilët kanë referuar në shqip, mbi temën e ankthit, një problem botëror. Mjekët kanë referuar lidhur me problematikat që sjell kjo gjendje, ndërkohë që është folur në punimet dhe workshopet lidhur me pasojat dhe problematikën që sjell ankthi te pacientët që janë të prekur nga sëmundje të tjera. Sipas të dhënave dhe statistikave ndërkombëtare, një e treta e popullsisë botërore vuan nga problemet dhe shqetësimet e sistemit nervor, duke përfshirë këtu nga diagnozat e lehta, apo ankthi, e deri te sëmundjet kronike të sistemit nervor.
Problemet e sistemit nervor, shqetësimet psikike, ankthi dhe të gjitha gjendjet psiko-emocionale që konsiderohen si pjesë të jetës, por kur janë me doza të larta, klasifikohen si prurje për çrregullimet nervore, sipas psikiatërve, vijnë jo vetëm për shkak të stresit, krizës në përgjithësi por edhe për shkak të dobësive, rrethanave dhe mjedisit ku punohet dhe qëndrohet.
#