Anne Brault, parisienia qe vesh “Gjeneralin” e Kadarese
Artistja franceze rrëfen mbi konceptin e stilimit të kostumeve te baleti premierë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”
Petrika GROSI
Së shpejti, në skenën më të rëndësishme të Operas shqiptare do të ngjitet premiera e baletit bashkëkohor “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, e cila mban firmat më të rëndësishme të artit shqiptar, në bashkëpunim edhe me krijues francezë, ndërkohë që libreti është ndërtuar, siç kuptohet prej titullit, nga vepra e shkrimtarit tonë të famshëm, Ismail Kadare. Muzika do të jetë e njërit prej kompozitorëve shqiptarë më të rëndësishëm dhe më të ekzekutuar në Shqipëri, Nikolla Zoraqi, koreografia e mjeshtrit Agron Aliaj, skenografia e francezit Valerio Ferrari, e po kështu edhe kostumografia vjen nga një tjetër artiste franceze, siç është Anne Brault, e cila ka pranuar të flasë ekskluzivisht për gazetën “Albania” mbi këtë eksperiencë intriguese. Megjithëse është hera e tretë që Brault bashkëpunon me Operan shqiptare, ajo e cilëson të veçantë këtë radhë për faktin se punohet mbi një vepër të famshme të Kadaresë, i cili është ndër shkrimtarët e preferuar të artistes franceze.
Nuk është hera e parë që kostumografja Anne Brault vjen në Shqipëri. Çfarë do të thoshit në lidhje me këtë?
Kam ardhur dy herë të tjera në Shqipëri. Hera e parë ishte para tetë vitesh, me një bashkëpunim me Aleksandër Peçin; herën e dytë para 3 vitesh.
Si lindi ky bashkëpunim?
Me regjisorin Valerio Ferrari jemi miq të vjetër, njihemi që herët dhe kemi bashkëpunuar mjaft herë me sukses.
Si është të punosh në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë?
Për ne si artistë përvoja të tilla janë tepër të dashura, por edhe të rëndësishme; në çdo vend do të realizosh punë të ndryshme, duke përftuar edhe eksperienca të veçanta. Në rastin e “Gjeneralit” më intrigoi jashtë mase subjekti i marrë nga romani i një shkrimtari të madh, siç është Ismail Kadareja. E pëlqej shumë si shkrimtar.
Pra e keni lexuar Kadarenë?
Jo të gjitha, natyrisht, por nja pesë a gjashtë i kam lexuar me siguri. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është një roman të cilin e kam lexuar, madje dy herë.
Cili është mendimi dhe perceptimi juaj pikërisht mbi këtë roman, personazhet e të cilit po i vishni sot në baletin që do të shfaqet së shpejti në TKOB?
Është një roman tepër dramatik, pa dyshim mjaft i realizuar nga autori. Më shumë se kaq, atje lexuesi takohet jo vetëm me tokën shqiptare, por me krejt Ballkanin e më gjerë. Në roman ndeshesh me raportin mes jetës e vdekjes dhe një subjekt tepër interesant, siç është drama e kthimit të gjeneralit për të mbledhur ushtrinë e vdekur duke gërmuar nën tokë.
Cili është koncepti juaj përsa u takon kostumeve?
Nuk është se jam mbështetur shumë te folklori shqiptar, me përjashtim të disa elementeve që janë më tepër simbolike. Për më tepër, regjisori Valerio e ka bazuar gjetjen e tij mbi tokën në kuptimin që personazhet gërmojnë dheun për të gjetur në tokën shqiptare trupat e ushtarëve të vdekur. Për këtë arsye, edhe ngjyra e kostumeve është konceptuar prej meje në ngjyrën e tokës reale, të kafenjtë apo diku të murrme, sikur njerëzit dalin nga balta. Në pjesën e dasmës kam futur simbole të vogla tradicionale shqiptare si këmisha e bardhë dhe e zezë, rripat me ngjyra etj., gjithçka e përzier pak me modën e viteve ’70.
Nëse do të flisnim për risinë e këtij baleti në të gjitha komponentët e tij, ju si pjesë e stafit si do ta përshkruanit?
Kjo histori është pjesë e kulturës, traditës, letërsisë shqiptare. Nuk besoj se ka shqiptar që të mos e njohë mirë si histori, qoftë nga libri apo nga kinemaja. Gjithsecili ka krijuar një imazh dhe perceptim të vetin mbi ngjarjen, personazhet, zhvillimet dhe filozofinë e veprës. Valerio vjen me një botë të re që do të përzihet me gjërat më tradicionale të përgatitura nga koreografi shqiptar. Është një si përzierje mes dy botëve, do ta cilësoja.
Si është të punosh bashkë me artistët shqiptarë?
Për vete ndihem shumë komode, megjithëse vështirësitë dhe problemet nuk mungojnë.
Kthim pas kthimi në Shqipëri, a keni vënë re ndryshime?
Nëse do të flasim që kur erdha para 8 vitesh, po, ka mjaft ndryshime; ndërsa po ta krahasoj me atmosferën e para tre viteve, nuk shoh dhe aq ndryshim. Gjej paksa të njëjtat kualitete dhe të njëjtat të defekte.
Nëse mund të zbulojmë ndonjë problem apo vështirësi nga këto që me sa duket nuk ndryshojnë...
Po ja, brenda një kohe rekord prej dy javësh ne duhet të realizojmë të gjithë punën. Pastaj mungojnë veshjet, këpucët, megjithëse në fund realizohen të gjitha për së mbari. Janë probleme që pak a shumë ndeshen edhe në vende të tjera.
Sa kostume keni bërë për këtë balet?
Janë 37 balerinë, të cilët do të veshin nga dy kostume. Po ta llogarisim bashkë me solistët, mendoj se numri arrin në rreth 80 kostume.
Sa rëndësi u keni kushtuar kostumeve femërore dhe atyre mashkullore? Cilat mendoni se kanë dalë më të arrira?
Më duken njësoj të vlefshme, si kostumet mashkullore, ashtu edhe ato femërore. Të dyja janë pjesë të rëndësishme, që plotësojnë një të tërën.
Përsa i takon folklorit shqiptar, cilat veshje ju duken më të plota, më interesante?
Nga ajo që kam parë dhe që perceptoj personalisht, kuptohet, në bazë të njohurive të mia, mendoj se kostumi mashkullor është më tepër i punuar dhe më shumë i ndërlikuar sesa ai femëror. Nuk e di nëse jam e saktë...
Së fundi, duke ju falënderuar për kohën dhe intervistën ekskluzive që jepni për gazetën “Albania”, a mund të na tregoni diçka mbi planin tuaj më të afërt pas premierës së baletit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”?
Projekti i ardhshëm është një film për një televizion në Francë, mbi shkrimtarin romantik francez Shato Brion.
4 Mars 2009