E Diel, 1 Nëntor 2026

Imbrulia përgënjeshtron lajmin: “Nuk kam asnjë lidhje me princin”



Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Natalia Imbrulia, ka mohuar çdo thashethem të mediave, të cilat disa ditë më parë folën për një romancë të këngëtares me anëtarin e Mbretërisë britanike, princin Harri. Ajo madje ka qeshur me këtë fakt dhe ka qetësuar ish-të dashurën e princit, Çelsi Davi, të mos shqetësohet pasi asnjë gjë nuk është e vërtetë. Krijuesja e hitit “Torn” bëri të ditur se me princin 24-vjeçar është takuar muajin e kaluar në Londër, në festën e ditëlindjes së saj, por ky takim ka qenë shumë i shkurtër dhe çdo gjë ka përfunduar aty. Ndërkohë, mediat kanë raportuar se dyshja ka pasur kontakte të rregullta që atëherë dhe herë pas here shkëmbejnë mesazhe në celular. Por, Imbrulia, e cila është ndarë nga lideri i grupit “Silverchair”, Daniel Xhons, vitin e kaluar, mohon çdo lidhje romantike të saj dhe princin anglez. “Ai ishte i ftuar në ditëlindjen time. E takova dhe ndenjëm disa minuta bashkë. Çdo gjë përfundoi aty. Të tjerat janë thashetheme”, - ka thënë Imbrulia.

4 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›