E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohen turistët grekë, rrezik për përkeqësim të marrëdhënieve



Vazhdojnë të përkeqësohen marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë, pas sulmit në Ohër të rreth 200 turistëve grekë. Ky veprim e ka detyruar Ministrinë e Jashtme greke t’u bëjë thirrje shtetasve grekë të evitojnë udhëtimet në Maqedoni. Sikur të mos kishte ndërhyrë policia, pasojat mund të kishin qenë të rënda për turistët që u sulmuan nga 30 qytetarë maqedonas. Kontrollet doganore në kufi vazhdojnë të jenë të rrepta për automjetet që hyjnë nga Greqia dhe nëse shtetasit grekë kanë më shumë se dy mijë euro me vete, rrezikojnë të marrin gjoba. Ministria e Jashtme greke publikoi dje në mesditë një udhëzim turistik për qytetarët e saj që udhëtojnë në Maqedoni, duke u tërhequr vëmendjen se “eventualisht mund të përballen me probleme”. Arsyet, sipas komunikatës, janë “klima negative” e krijuar vitet e fundit në dëm të Greqisë, “rreptësia e veçantë me karakteristika të qarta abuzimi ndaj qytetarëve grekë” në zbatimin e legjislacionit lokal për çështje si doganat, tatimet, transportet transit, valutën dhe Kodin Rrugor, por edhe “ndryshimet e vazhdueshme në legjislacion pa informimin paraprak të publikut dhe degëve profesionale të interesuara”.

4 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›