Anne-Marie-Lizin: Shqipëria ka ndryshuar dhe është transformuar dukshëm

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti dje ish-Kryetare e Senatit të Belgjikës, një nga senatoret më aktive në politikën belge, por dhe atë ndërkombëtare Anne-Marie-Lizin.
Sipas njoftimi për shtyp, në takim Lizin tha se që nga vizita e saj e fundit e para pak viteve, Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe është transformuar dukshëm.
Kryetarja e Kuvendit pasi e njohu politikanen belge me zhvillimet e procesit zgjedhor tha se në muajin shtator reformat e nisura do të vijojnë me një ritëm të ri.
Dy bashkëbisedueset diskutuan për vendosjen e urave konkrete të bashkëpunimit në luftën kundër dhunës në familje, fushë në të cilën kryetarja e Kuvendit është e përfshirë prej disa vitesh.
...