Bregu: Qeveria optimiste për statusin e vendit kandidat
Qeveria Berisha është optimiste për statusin e vendit kandidat, kërkesë e cila do të merret në shqyrtim vetëm pas mbylljes të procesit zgjedhor. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi se që në momentin e dorëzimit të kërkesës, qeveria e kishte të qartë se zgjedhjet me standarde ishin përcaktuese për marrjen e kërkesës në shqyrtim dhe sipas saj, deri tani gjithçka po ecën në përputhje me pritshmërie tyre. Në të njëjtën linje me kreun e qeverisë, edhe zonja Bregu deklaron se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mirat që vendi ynë ka mbajtur ndonjëherë.
Në kushtet kur raporti përfundimtar për zgjedhjet ende nuk është publikuar dhe Partia Socialiste shkon në kongres me një rezulotë për të mos njohur zgjedhjet, ministrja Bregu deklaron se interesat e vendit nuk duhet të dëmtohen nga ato që i cilësoi disfata personale të Edi Ramës.
...