E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anomalitë gjenitale, shkaktarët dhe pasojat

Doktor Petrit Hoxha, shpjegon shkaktarët e anomalive gjenitale. Tek meshkujt ky defekt është më i përhapur

Lindin me keformime që pak kush mund ti imagjinojë. Madje ka edhe raste ekstreme sa arrijnë deri në moshën 15 vjeç dhe ende nuk e dinë se cilit seks i përkasin. E ndërsa këto defekete gjenitale janë të diagnostikueshme dhe mbi to mund të kryhen ndërhyrje kirurgjikale neglizhenca e prindërve në shumicën e rasteve është e madhe. Doktor Petrit Hoxha, në Pedaitrinë e Qendës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" shpjegon për gazetën "Shekulli" përhapjen që kanë në vendin tonë këto defekte dhe disa nga shkaqet që i sjellin ato.

Defektet

Defektet gjenitale janë defekte që gjenden në gjithë botën dhe vendi ynë nuk bën përjashtime. Kështu u shpreh doktor Petrit Hoxha i cili thekson se e rëndësishme është që ekzistojnë mundësitë për diagnostikimin dhe ndërhyrjen e tyre. "Duhet të theksoi se i gjithë zhvillimi i kësaj fushe është në përputhje me zhvillimin e kirurgjisë plastike në tërë Evropën. Ndërsa sa i takon përhapjes së tyre mesa duket meshkujt janë më të ekspozuar. "Defektet gjenitale janë më të përhapura sidomos tek djemtë pasi vajzat kanë një rrugë natyrore drejt zhvillimit të seksit femëror ndërsa një qelizë e padiferencuar fillestare që të marrë rrugën e zhvillimit drejt seksit mashkullor kërkon ndërhyrjen e disa faktorëve", -pohon Hoxha. Ndërsa kirurgu pediatër, Dritan Alushani, ka pohuar pra pak kohësh se fëmijët operohen nga anomalira dhe kongjentale të lindura, të cilat janë të rralla ose edhe të shpeshta. "Në vendin tonë, regjistrohen rreth 300 raste në vit të deformimeve tek fëmijët, 15 ndër të cilat asistohen nga ekipi i mjekëve urologë pediatër italianë", - pohon Alushani

Shkaktarët

Sa mekanizma marrin pjesë në formimin e seksit dhe janë një numër i madh që përgjigjen për diferencimin e seksit për djalë ose vajzë aq janë edhe mundësitë përtë sjellë një anomali në zhvillimin normal të seksit. Kështu u shpreh doktor Petrit Hoxha i cili thekson se aq faktor sa janë aq edhe mundësi janë për të krijuar anomali ndonse ndonjëra prej tyre nuk funksion. Por doktori nuk la pa përmendur edhe ndotjen eambjetit ku sipas tij luan rol universal në zhvillimin e organizmit por jo që të ketë ndonjë rol specifik në diferencimin e seksit pasi ajo ndikon për keq në gjithë keqformimet e organizmit. Gjithashtu shkaktar është edhe trashëgimia që lindin në mënyrë gjentike nga një prind tek fëmija i tij. Ndërkohë një shkaktar tjetër mendohet të jetë edhe ndikimi i stresit dhe depresionit tek nënat shtatzana.

300 fëmijë me keqformime gjenitale lindin në vit në vendin tonë

14 ndërhyrje të keqformimeve gjenitale realizohen në vit nga italianët

Hoxha: Ja pasojat e neglizhencës së fëmijëve me seks të papërcaktuar

Anomalitë e diferencimit të seksit nuk kanë të bëjnë thjesht me shqetësimin estetik, por edhe me shumë pasoja të tjera që mund të shkojnë deri në humbje të jetës. "Cilido fëmijë që në lindje shfaq këto dukuri, duhet të merret menjëherë në mjekim, jo sepse na shqetëson estetika, por sepse realizimi jo i plotë i këtyre fenomeneve na bën të mendojmë që disa funksione të rëndësishme jetësore nuk zhvillohen mirë", - thotë Petrit Hoxha. Sipas tij, një ndër shkaqet e anomalive të diferencimit të seksit është pikërisht anomalia në prodhimin e kortizonit dhe për një organizëm që mungon kortizoni, shton ai, do të thotë që nuk është në gjendje të mbajë tensionin e gjakut në gjendje normale, nuk është në gjendje të mbajë kripën, pastaj fillojnë të vjellat dhe barku te fëmijët, duke realizuar përfundime shumë dramatike për shëndetin e fëmijëve. Ndërsa problem tjetër, thekson Petrit Hoxha, është fakti se fëmijë të lindur me anomali, me anë të mjekimit, duhet t'i përcaktohet patjetër seksi. "Kjo duhet të arrihet që në javën e parë të jetës, pasi nëse ne nuk e kemi përcaktuar seksin në mënyrë shkencore, atëherë individi mund të rritet edhe si vajzë, pasi pamjen organeve gjenitale e ka femërore dhe realisht është djalë ose mund të rritet si djalë, pasi pamjen e jashtme gjenitale e ka djalë, por realisht është vajzë"-, shpjegon ai, duke thekuar se kjo do të kishte shumë pasoja deri në fund të jetës për atë fëmijë.

Hoxha: Prindër, mos neglizhoni! Anomalitë korrigjohen

Nëse fati i dënoi të lindin me anomali të diferencimit të seksit, kjo nuk do të thotë që kjo do t'i ndjekë gjithë jetën. Shefi i Shërbimit të Diabetologjisë në Pediatri, Petrit Hoxha, theksoi që mjafton të mos neglizhohet dhe pikërisht në dy javët e para që lindin këta fëmijë dhe çështja do të ishte e zgjidhur. "Nëse e marrim fëmijën që bebe, atëherë ne fillojmë menjëherë studimin e rastit, pasi, së pari, mbrojmë jetën e tij, duke kuptuar se cilat funksione nuk janë adekuate, cilat hormone nuk prodhohen dhe bëjë ndërhyrjen e menjëhershme për ta zëvendësuar në mënyrë që fëmija të mos rëndohet më tej",- shpjegon ai. Por ajo çka është më e rëndësishme, është fakti që duke bërë ndërhyrje kirurgjikale në kohë, fëmija ka shanse që, sipas strukturës gjenetike dhe funksionale, të rritet në drejtimin e duhur. "Janë shumë të vështira si operacione, por fatmirësisht edhe në vendin tonë vitet e fundit kanë filluar të realizohen", - theksoi Hoxha.

Anomalitë, përshtatje e seksit me mënyrën se si janë rritur

Faji është edhe i mjekëve që merren me të porsalindurit dhe nuk vërejnë anomalitë e diferencimit të seksual. Sipas Petrit Hoxhës, duhet të insistohet që mjeku i cili merret me të porsalindurin, duhet të jetë i vëmendshëm dhe ta adresojë prindin te specialisti. "Nëse ky fëmijë fatkeq do të ishte diagnostikuar që në moshë të vogël, do të ishte mjekuar dhe nuk do të kishte marrë këtë zhvillim",- thotë ai. Ndërkohë, Hoxha theksoi se në vendin tonë fatkeqësisht këto fenomene në shumë raste janë parë si tabu, duke i penguar prindërit t'i drejtohen personelit mjekësor për faj të opinionit të njerëzve. "Përvoja në vendin tonë tregon që këto tema janë tabu dhe njerëzit nuk vijnë në momentin e duhur, por vijnë vonë në moshën e pubertetit kur një vajzë e ashtuquajtur vajzë nuk po prodhon zhvillimin e gjoksit apo ciklin menstrual apo një djalë i ashtuquajtur djalë nuk ka zhvillimin adekuat të moshës së pubertetit", - thotë Hoxha, duke shtuar se kur i mjekojnë gjejnë që anomalitë hormonale dhe gjenetike janë të shumëllojshme dhe pastaj janë të detyruar të bëjnë përshtatjen e seksit në përputhje me mënyrën se si është rritur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›