YES, rregullat që duhet të dini për të prekur ëndrrën
Nuk do të pranohen në aplikim të rinjtë që kanë qendruar 3 muaj apo më shumë në 5 vitet e fundit në SH.B.A
Të rinjtë gjimnazistë do të kenë në vitin 2009, një mundësi të artë për të ndjekur studimet për të paktën një vit akademik në kolegjet e Shteteve të Bashkuara Amerikane. Gjithçka bëhet e mundur falë programit Youth Exchange and Study (Shkëmbim me të rinjtë dhe studime) të ndërrmarrënga ECA (Zyra për Edukim dhe Çështjet Kulturore e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara), nisma e së cilës mbështet financiarisht nga Qeveria Amerikane. Qëllimi i programit është aftësimi i komunikimit ndërmjet të rinjve që ndjekin studimet në tokën e premtuar dhe atyre në vendet partnere, ku aderon edhe Shqipëria. Për të fituar të drejtën për të qenë pjesë e këtij programi të rinjtë aplikantë duhet të plotësojnë një sërë kriteresh të cilat njëkohësisht do të përbëjnë edhe bërthamën ku do të mbështetet përzgjedhja e tyre. E para dhe më e rëndësishmja është që të rinjtë e interesuar për të përfituar nga mundësia që jep programi i bursave të studimit, duhet të jenë të regjistruar aktualisht në mungesë të vitit të parë, në vitin e dytë të shkollës së mesme. Kriteri i dytë është mosha. Për të marrë vizën amerikane J-1, akorduar për studentët e shkollave të mesme, të rinjtë gjimnazistë nuk duhet të jenë mbi 17 vjeç. Ata duhet të kenë njohuri të mjaftueshme akademike si dhe të jenë njohës të mirë të gjuhës angleze, të cilat duhet t'i demostrojnë edhe në momentin e regjistrimit. Po kështu të rinjtë duhet të paraqesin aftësi për të marrë vizë amerikane.Nxënësit të cilët arrijnë të fitojnë të drejtën për të ndjekur studimet në kolegjet amerikane, do të jetojnë për gjatë gjithë kohës që qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një familje pritëse. Gjatë kësaj kohe ata do të ndjekin shkollën e mesme, do të angazhohen në aktivitete për të mësuar mbi shoqërinë dhe vlerat amerikane, si dhe do të ndihmojnë në edukimin e amerikanëve mbi vendin dhe kulturën e tyre. Qëndrimi në tokën amerikane do të njohë të rinjtë me principet e edukimit qytetar, shoqërinë civile, normat ligjore, shërbimet ndaj komunitetit ashtu sikurse praktikohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njëkohësisht, nxënësit amerikanë do të mësojnë mbi mënyrën e jetesës së shokëve të tyre të klasës në vendet e YES (Youth Exchange and Study). Në rast të fitimit të së drejtës për të qenë pjesë e programit YES, bursa e akorduar nga Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar, i cili është përgjegjës për mbarëvajtjen e programit, siguron udhëtim ndërkombëtar vajtje-ardhje nga vendbanimi në Shtetet e Bashkuara dhe kthim. Po kështu për të gjithë nxënësit që marrin pjesë në aktivitete sociale, bursa siguron ndihmë financiare mujore, e cila në këtë rast është ndihmesë edhe në blerjen e mjeteve personale të nevojshme. Bursa në këtë rast do të heqë edhe shpenzimet e qendrimit për një vit të nxënësve në familjet pritëse amerikane të zgjedhura; regjistrimin në një shkollë të mesme amerikane; aktivitete orientuese të programit, duke përfshirë parapërgatitjet dhe hyrjen në program; aktivitetet e programit të organizuara në komunitetet lokale amerikane si edhe siguracion mjekësor. Kjo është pjesa që mbulohet nga bursa, ndërsa ajo që nuk sigurohet është pajisja me pasaportë ndërkombëtare; shpenzime personale që nuk mbulohen nga paga mujore; kostot për bagazhet mbi peshë dhe telefonatat e bëra nga Amerika ose llogari për e-mail. Jo të gjithë të rinjtë do të kenë mundësi të ndjekin procedurat e aplikimit për bursat YES. Studentët nuk mund të pranohen si aplikantë nëse kanë qëndruar 3 (tre) muaj ose më shumë në Shtetet e Bashkuara gjatë 5 (pesë) viteve të fundit ose në rastet kur familja e tyre ka aplikuar ose po aplikon për të emigruar në Shtetet e Bashkuara ose ka bërë plane të emigrojë ose ka emigruar në kontinentin përtej Atlantikut.
Përzgjedhja
Panele me specialistë amerikanë, në shkolla
Të rinjtë që do të preferojnë të jenë pjesë e programit të bursave YES, do të përzgjidhen nga panele të pavarura me profesionistë amerikanë të specializuar në fushën e edukimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Përzgjedhja do të bazohet në bazë të meritës që do të dalë nga aplikimi tërësor, referencat nga mësuesit dhe gadishmërinë që do të demostrohet për një eksperiencë shkëmbimi njëvjeçare. Gjithashtu studentëve do t'u kërkohet të kenë vlerësimin mjekësor dhe të deklarohen si të aftë fizikisht për të marrë pjesë në program. Procesi i përzgjedhjes do të përfundojë në pranverë dhe të gjithë aplikantët do të njoftohen për statusin e tyre deri në mesin e muajit maj. Aftësitë në gjuhën angleze do të jenë të rëndësishme, por jo element përzgjedhës. Menjëherë pas njoftimit, finalistët dhe prindërit e tyre do të marrin materiale orientuese për t'u përgatitur për nisjen. Ata duhet të njoftojnë zyrtarisht American Councils që pranojnë bursën e studimit dhe t'i sigurojnë ndonjë dokument që mund të kërkohet. Studentët mund të fillojnë proçesin e aplikimit për pasaportë ndërkombëtare dhe procesin e vizës menjëherë me miratimin e programit. Nga muaji maj deri në gusht, American Councils dhe organizatat e tjera partnere do të lidhin finalistët me familjet e përzgjedhura pritëse si dhe do të bëjnë regjistrimin në shkollat e mesme lokale. Në qershor dhe korrik, përfituesit e bursave do të marrin pjesë në një program orientimi në vendet e tyre. Më pas studentët do të udhëtojnë për tek familjet pritëse amerikane për të filluar eksperiencën e shkëmbimit në gusht. Studentët duhet të kthehen në vendet e tyre në përfundim të programit në datën e caktuar nga American Councils. Viza amerikane e lëshuar për pjesëmarrësit në program nuk mund të ndryshohet ose të shtyhet për asnjë arsye pas përfundimit të afatit të programit.
Aplikimi
Kujdes, ka edhe disavantazhe
Bursat e akorduara nga programi YES, kanë në një farë mënyre edhe disaavantazhet e tyre qëmund të sjellin penalizimin e të rinjve fitues. Kështu të rinjtë duhet të marrin parasysh efektet negative që lidhen mevetë programin. Një shembull është fakti që ata mund të mos kthehen në kohë për të zhvillaur provimet përfundimtare, dhe në rastin më të keq mund të përsërisin vitin shkollor. Kjo lidhet me faktin se tekstet shkollore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të ndryshme nga ato në Shqipëri. Pra megjithëse të rinjtë e përfshirë në programin YES marrin pjesë në një program akademik në Shtetet e Bashkuara, kjo nuk do të thotë se ata do të mësojnë të njëjtin material si në vendi nga ata vijnë.