Vilareal dhe Mançesteri,luftë për kreun
Mançester Junajtedi dhe Vilarreali janë drejt rrugës së kualifikimit për në fazën e mëtejshme të Ligës së Kampionëve, por në ndeshjen e sotme është në lojë vendi i parë në Grupin E. Kampioni i Europës, Mançester Junajtedi, do të synojnë të bëhen skuadra e parë që do t'i mposhtë spanjollët në këtë kompeticion. E, nëse skuadra e drejtuar nga SërAleks Fergusoni do të arrijnë të fitojnë, ata do të zënë vendin e parë në grup. Të dy ekipet kanë nga tetë pikë, kurse Sëlltiku i Skocisë dhe Alborgu i Danimarkës kanë nga dy pikë. Një përsëritje e barazimit pa gola, si ai në "Old Trafford", do të bënte që Mançesteri dhe Vilareaili të kualifikoheshin. "Eshtë shumë e rëndësishme të dalim të parët në grup, siç bëmë vitin që shkoi, por është po aq e vështirë,ka thënë mbrojtësi francez Patris Evra.Vilareal është një skuadër e mirë, që luan bukur futboll. Të luash në Spanjë nuk është asnjëherë e lehtë, por shpresojmë të fitojmë. Nuk e ndiej më presionin si kampion Europe, por ndiej përgjegjësi. Kur luan për Junajtedin, mendoj se është e lehtë të fitosh trofe, por t'i mbash ato është më e vështirë." Junajtedi në fundjavë arriti një barazim pa gola kundër Aston Vilës në Premier Ligë dhe gjendet tetë pikë larg kryesuesve, Çelsit dhe Liverpulit, por me një ndeshje më pak. Në ndeshjen e stome kundër Vilës, Mançester Junajtedi ka disa mungesa; më kryesorja është ajo e sulmuesit bullgar Dimitar Berbatov, golashënuesi më i mirë për anglezët në Ligën e Kampionëve. Krahas tij, i dëmtuar është edhe mbrojtësi Ues Braun, i cili nuk do të luajë.
Edhe Vilareali ka disa mungesa. Më të rëndësishmet janë ato në sulm, ku Hose Lorente dhe Nihat nuk do të luajnë, ndërkohë që në lojë do të jetë sulmuesi 21 vjeçar Xhuzepe Rosi, i cili do të luajë kundër ish klubit të tij. Rosi e nisi karrierën te Junajtedi përpara se të kalonte te Vilareaili, me një transferim prej 10 milionë eurosh, në korrik 2007. Që prej prillit të sezonit që shkoi e deri fundjavën që kaluar, nënkampioni i Spanjës, Vilareali, nuk kishte pësuar humbje në fortesën e vet, të quajtur "El Madrigal", por të shtunën që shkoi Valadolidi ua theu rekordin, duke i mundur 3 0. Kjo humbje e ka çuar Vilarealin në vend të tretë në La Liga, katër pikë pas kryesuesve të Barcelonës. Trajneri i skuadrës spanjolle, Manuel Pelegrini, i ka bërë thirrje skuadrës së tij që ta harrojë disfatën në kampionat e të fokusohet te ndeshja e sotme.
Rezultatet e fundit të Vilarealit, një barazim pa gola kundër Mançesterit në "Old Trafford" dhe një fitore 1 0 ndaj Sëlltikut në "El Madrigal", i kanë dhënë qetësi skuadrës spanjolle, por ndeshja pritet të jetë e fortë. Lojtari veteran i Vilarealit, francezi Robert Pires, ka pranuar se mezi e pret këtë ndeshje. Ish lojtari i Arsenalit e la mënjanë rivalitetin me Junajtedin, rivalin e Arsenalit, duke i bërë disa komplimente skuadër së Fergusonit: "Ndeshja kundër Mançesterit është shumë e rëndësishme, sidomos për mua, pasi është skuadër që e njoh mirë,tha Pires.Do të jetë një ndeshje spektakolare, sepse ata janë skuadër shumë e mirë, që gjithnjë dëshirojnë të fitojë. Më bëhet qejfi që do të luaj kundër tyre, pasi mes meje dhe Junajtedit nuk ka urrejtje,"ka përfunduar ish lojtari i Arsenalit. Për Junajtedin, lajmi i mirë do të jetë prania në fushë e Kristiano Ronaldos, i cili ka udhëtuar me skuadrën dhe ka kryer edhe stërvitjen e djeshme. Portugezi doli në fund të ndeshjes kundër Aston Vilës dhe kishte dhembje në këmbë, por ai iu bashkua stërvitjes në Kerrington së bashku me grupin. Edhe Derrën Fleçer pritet të luajë për anglezët. Mesfushori skocez ka pasur një dëmtim në gju, por ka udhëtuar bashkë me ekipin.
Liga e Kampionëve
Sot
Alborg - Sëlltik
Vilareal - Man.Utd
Bajern M - Steaua B
Fiorentina - Lion
Zenit - Juventus
Bate - Real Madrid
Arsenal - Dinamo Kiev
Fenerbahçe - Porto