E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anorthosis në kaos, arrestohet presidenti

Përvetësime, falsifikime, përdorim i dokumenteve false dhe tentativë për të fshehur provat. Janë pikërisht këto akuzat, të cilat kanë bërë që presidenti i Anorthosis Farmagustës, Andreas Panteli, të denoncohej nga anëtarët e tjerë të këshillit administrativ dhe të arrestohej mbrëmjen e së premtes. "I befasuar dhe i tronditur", është shprehur menjëherë pas ekzekutimit të urdhër-arrestit për të, presidenti i skuadrës qipriote, i cili duket se ka vjedhur nga arkat e klubit një shifër të përafërt me 900 mijë euro. Skuadra qipriote e Farmagustës, ku luan edhe portieri shqiptar, Arjan Beqaj, është surpriza e deritanishme e Champions League.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›