Deputeti Pilo Kerri shpërbën Naftëtarin: Ekip matrapazësh
Kategoria e Parë vazhdon të dhurojë të papritura jashtë fushave të lojës. Menjëherë pas humbjes 1-0 në shtëpi me Skraparin, skuadra e Naftëtarit është shpërbërë. Vendimi ekstrem u mor nga deputeti Pilo Kerri, i cili ka marrë edhe "bekimin" e krerëve të Bashkisë së qytetit. Në javët e fundit, futbollistët janë akuzuar sistematikisht për impenjimin e pakët dhe për pazare me kundërshtarët. Humbja me skuadrën që deri në këtë fundjavë renditej e fundit, shkaktoi edhe furtunën. Në fund të 90-minutëshit, deputeti Kerri detyroi të gjithë lojtarët që të dorëzonin fanellat dhe konfirmoi "shkrirjen" e skuadrës. Ai e cilësoi Naftëtarin si "ekip matrapazësh" dhe pohoi se klubi do të përfaqësohet me lojtarët e rinj. Vetëm stafi teknik, me në krye trajneri Iliaz Haxhiaj, i shpëtoi largimit. Në takimet e tjera, Skënderbeu kryesues fiton 2-1 në fushën e Turbinës, ndërsa surpriza e këtij sezoni, Gramozi, mposhtet 3-2 nga Pogradeci.