Vllaznia merr kreun, Partizani prek fundin
Vllaznia respekton parashikimet dhe regjistron fitoren e radhës përballë Partizanit. Megjithatë, triumfi 2-1 i shkodranëve nuk ka qenë aspak i lehtë, pasi të kuqtë kanë tentuar të marrin të paktën një pikë, duke luftuar deri në fund. Me këtë rezultat, duke përfituar edhe nga humbja e Tiranës, skuadra e Agim Canajt ngjitet në krye të klasifikimit, me 25 pikë të grumbulluara në 13 ndeshje. Ganezi Boadu zhbllokoi rezultatin në të 26-ën, por të kuqtë barazuan me Elis Bakajn, lojtarin më të mirë të skuadrës, që në janar do të transferohet te Dinamo. Rrjeta e fitores së kuqebluve u realizua nga Shtupina, vetëm katër minuta përpara mbylljes së takimit. Kjo humbje e lë Partizanin në vendin e fundit dhe tashmë shpresat për mbijetesë janë të pakta. Elbasani nuk shkon më shumë se barazimi 0-0 përballë Flamurtarit. Edhe pse kanë luajtur thuajse gjatë gjithë takimit në sulm, verdheblutë nuk kanë mundur të thyejnë portierin vlonjat, Shpëtim Moçka. Ky rezultat cilësohet i pakënaqshëm dhe nuk përjashtohet mundësia që presidenti i elbasanasve, Arben Laze, të marrë masa ndaj teknikut Mirel Josa. Me golat e Arbërit, Bubeqit dhe Sisokosë, Lushnja thyen Apoloninë dhe "komplikon" garën për mbijetesë. Takimi në "Roza Haxhiu" është shoqëruar nga incidenti i turpshëm, ku mbrojtësi fierak, Shoshi, është goditur me gurë dhe u largua nga fusha me urgjencë. Sot, Shkumbini pret Dinamon, në sfidën për të mbajtur hapin e kryesuesve, ndërsa Bylis udhëton në Kavajë.
REZULTATET
Tirana - Teuta 1-2
Sefa 78‘/ Vila 25‘, 45‘
Vllaznia - Partizani 2-1
Boadu 26‘, Shtupina 86‘ / Bakaj 35‘
Elbasani - Flamurtari 0-0
Lushnja - Apolonia 3-1
G. Arbëri 13‘, Bubeqi 53‘, Sisoko 81‘ / Sreçkoviç 28‘
Sot
Shkumbini-Dinamo
Besa-Bylis
KLASIFIKIMI
Skuadra N Pikë
1. Vllaznia 13 25
2. Tirana 13 23
3. Teuta 13 20
4. Shkumbini 12 19
5. Dinamo 12 18
6. Elbasani 13 18
7. Flamurtari 13 17
8. Besa 12 16
9. Bylis 12 15
10. Apolonia 13 12
11. Lushnja 13 11
12. Partizani 13 8
REZULTATET
Tirana - Teuta 1-2
Sefa 78‘/ Vila 25‘, 45‘
Vllaznia - Partizani 2-1
Boadu 26‘, Shtupina 86‘ / Bakaj 35‘
Elbasani - Flamurtari 0-0
Lushnja - Apolonia 3-1
G. Arbëri 13‘, Bubeqi 53‘, Sisoko 81‘ / Sreçkoviç 28‘
Sot
Shkumbini-Dinamo
Besa-Bylis
KLASIFIKIMI
Skuadra N Pikë
1. Vllaznia 13 25
2. Tirana 13 23
3. Teuta 13 20
4. Shkumbini 12 19
5. Dinamo 12 18
6. Elbasani 13 18
7. Flamurtari 13 17
8. Besa 12 16
9. Bylis 12 15
10. Apolonia 13 12
11. Lushnja 13 11
12. Partizani 13 8