Hajdutët vjedhin tri kioska brenda një nate
Tri kioska janë sulmuar e vjedhur gjatë natës duke gdhirë e shtuna në qytetin e Fierit. Policia ka marrë denoncimet e pronarëve të kioskave gjatë orëve të para të mëngjesit dhe është vënë në kërkim të autorëve. Dyshohet se konkurrenca për shkak të numrit të lartë të kioskave, që kanë zaptuar qytetin e Fierit, mund të jetë shkaku i vjedhjeve në masë. Po sipas policisë, mësohet se është hera e dytë që vidhen kioskat në mënyrë të tillë masive. Stuhia e natës mes të premtes dhe të shtunës ka favorizuar grabitësit. Sipas burimeve policore, mësohet se vjedhje kanë ndodhur në tri kioska. Njëra prej tyre ndodhet në lagjen "Konferenca e Pezës", në afërsi të vendit të quajtur Sharra. Pronari i saj, Nikollaq Dimo, tha se ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës. Rreth 500 metra larg kësaj kioske, përballë Shkollës së Muzikës, është vjedhur kioska në pronësi të Baftjar Doksani, i cili thotë se ka pasur aty një shumë të madhe parash. Kioska e dytë, sipas policisë, është vjedhur dhe dëmtuar pak minuta pas të parës. Ndërkohë, mendohet se nga të njëjtët presona është vjedhur pas mesnate një kioskë tjetër, në lagjen "15 Tetori" të qytetit.
Sipas burimeve policore janë shoqëruar për këto vjedhje rreth 20 të rinj, banorë të lagjeve të ndryshme të qytetit, të cilët njihen si persona me precedentë penalë. Pasi janë marrë në pyetje lidhur me vendndodhjen e tyre gjatë natës së të premtes, të rinjtë janë lënë të lirë. Atyre u janë marrë gjurmët e gishtërinjve, ndërkohë që janë nisur për ekspertizë në Tiranë, me qëllim krahasimin e tyre me ato të gjetura në kioskat e vjedhura.