Huntelar e Di Maria objektivat e Realit
Real Madrid, në merkaton e janarit, do të mbështetet shumë te të rinjtë. Pikërisht në këtë kontekst, madrilenët kanë filluar të interesohen për Klas-Jan Huntelarin (25 vjeç) i Ajaksit dhe Anxhel Di Marian (20 vjeç) i Benfikës. Njëri sulmues që mund të zërë vendin e Van Nistelroit deri në fund të sezonit, ndërsa tjetri një lojtar që garanton fantazi dhe befasi: Këto janë objektivat e merkatos dhe emrat e Huntelar e Di Marias e përmbushin maksimalisht këtë synim. Të dy janë të përdorshëm në Champions League, por mund të jenë një investim shumë i rëndësishëm për të ardhmen dhe mund t‘i japin një fytyrë të re madrilenëve.