Vorksla fiton derbin "shqiptar" në Ukrainë
Derbi "shqiptar" i Ukrainës mes Vorkslas së Poltavës së Debatik Currit e Armend Dallku dhe Zorias së Pardi Xhihanit, i shkon skuadrës së dy kosovarëve të kombëtares sonë. Një fitore e rëndësishme 0-2 në transfertë për ekipin e dy mbrojtësve kuqezinj, e cila e dominoi takimin dhe arriti të marri tre pikë shumë të rëndësishme, duke e mbyllur vitin në vend të katërt në klasifikimin e Vyscha Liga. Vorksla shënoi e parë në minutën e 20-të me Marloskin. Goli i dytë u shënua në minutën e 73-të nga Kravçenko. Curri ishte protagonist i një gjuajtjeje të bukur, e cila tronditi traversën në minutën e 33-të. E përbashkëta e shqiptarëve në këtë takim është se të tre u ndëshkuan me karton të verdhë (33‘ Xhihani, 69‘ Dallku e 83‘ Curri). Po dje kanë zbritur në fushë edhe Skela e Kapllani. I pari kontribuoi në fitoren 3-1 të Energie Kotbuz ndaj Mynshengladbahut, ndërsa Kapllani luajti titullar në humbjen 3-2 të Karlsruhes në Hanover.