E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ansi Agolli: “Jam i lumtur te HJK Helsinki”

Nga Dash Frashëri
EKSKLUZIVE (Intervistë) - Ansi Agolli është rikthyer nga Finlanda ku la një përshtypje të shkëlqyer te trajneri anglez i HJK Helsinki, Keyth Armstrong dhe ndodhet në Tiranë, madje në "zemër" të saj. "Sigurisht nuk kam ku të pi kafe në vend tjetër vecse me shokët e mi të SK Tirana", thotë eskluzivisht për Albania-sport.com, Ansi që ndodhet në shoqërinë e Devi Mukës, Klodian Duros, Albert Duros dhe Ardi Beharit. Agolli (176 cm, 70 kg) është në prag të nënshkrimit zyrtar të kontratës pasi ka pranuar kushtet e vendosura nga klubi finlandez, dhe tashmë mbetet vetëm marrja e vizës dhe hedhja e të zezës mbi të bardhë. Helsinki HJK u rendit në vendin e dytë me 45 pikë, 6 më pak se Tampere U, që grumbulloi në 24 takime 51 pike. Agolli gjatë luajti vitin e kaluar për ekipet zvicerane Xamax Neuschatel dhe Luzerne, me të cilin nuk ripërtëriti kontratën që i skadoi në fund të dhjetorit 2006. Interesant është fakti se dhe Helsinki HJK luan me ngjyrat bardheblu si Tirana. Aktivitetet futbollistike në Finlandë nisin me 24 shkurt dhe ndeshja e parë për HJK Heksinki është ajo në shtëpi kundër KooTeePee, e për Kupën e Ligës. 24-vjecari i talentuar i krahut të majtë, një pasues i denjë i Edvin Muratit dhe Altin Haxhit, dha këtë intervistë për Albania-sport.com Agolli, jeni në pritje të marrjes së vizës finlandeze, ndërkohë që media finlandeze, por edhe në Tiranë flitet tashmë se jeni në prag të nënshkrimit zyrtar të kontratës me nënkampionët e Norvegjisë, HJK Helsinki? -Ndodhem në Tiranë, për t'u pajisur me vizën e domosdoshme finlandeze dhe besoj se në fillim të javës së ardhshme do të udhëtoj për në Helsinki. Sa i kënaqur është Ansi me kushtet financiare të kontratës? -Kontrata që do të firmos është një vjecare dhe brenda ka dhe opsionin për një vit sezon tjetër. Kuptohet që është një kontratë me kushte të kënaqshme financiare, por edhe kushtet e ekipit janë të shkëlqyera. Jam shumë i kënaqur. HJK Helsinki është nënkampion i Finlandës, një ekip gjithmonë me pretendime, sa është i përgatitur Agolli për të ndihmuar ekipin? - Helsinki është një nga ekipet më të dashur në Norvegji. Skuadra do të luajë në sezonin e ardhshëm për Kupën UEFA. Unë e vlerësoj një vitrinë të bukur për të gjithë. A e ndien konkurrencën Agolli në krahun e tij? -Shumica e lojtarëve janë finlandezë. Dy janë nga Sierra Leone, një nga Norvegjia, një sulmues algjerian dikur ka lujtur për Kombëtaren e tij. Te HJK Helsinki luan edhe vëllai i Përparim Hetemaj, cila është përshtypja tendë për Mehmetin? -Është një lojtar i talentuar dhe luan në rolin e mesfushorit shkatërrues. Aktivizimi në radhët e nënkampiones së Norvegjisë, do të jetë edhe një sinjal i qartë për një ftesë në Kombëtaren kuqezi. -Besoj dhe shpresoj. Ansi ju keni luajtur përvec Apolonisë (i huazuar) dhe Tiranës, edhe në Zvicër me Neuschatel Xamax dhe FC Luzern, eksperienca të rëndësishme këto. Sa kanë vlejtur ato për formimin tënd si futbollist? - Nuk mund ta mohoj se më kanë vlejtur shumë si sportist dhe si njeri. Padyshim që do të më vlejnë shumë për ekipin tim të ri, HJK Helsinki. Cilat ishin përshtypjet e trajnerit tuaj? -Edhe para se të nisesha për t'u testuar në Finlandë, trajneri anglez kishte parë disa ndeshje të miat me FC Luzern. I lashë përshtypje të mira, kontaktoi me menaxherin tim zviceran dhe më thirri në Helsinki.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›