Duro: Hyka do të jetë ndaj Sllovënisë

Më mirë se ai nuk e njeh kurrkush. E ka drejtuar dhe stërvirtur për më shumë se tri vjet dhe tashmë po mbledh frytet e punës së tij. Shpëtim Duro, zv/trajneri i kombëtares ka pohuar dje për "Tirana Observer" se Jahmir Hyka do të jetë një futbollist i kombëtares edhe në ndeshjen ndaj Sllovenisë më 24 mars edhe pse nuk luan me Olimpiakosin. "Hyka ëhstë një talent i vërtetë. Jo pa qëllim Baric e thirri si në zborin e Antalias dhe në miqësoren me Maqedoninë. Besoj se ai do të grumbullohet edhe ndaj Sllovenisë pavarësisht se nuk luan me Olimpiakosin për shkak të shumë futbollistëve ekstrakomunitarë në skuadër. Gjithsesi ai stërvitet rregullisht me skuadrën cka i lejon të jetë në formën më të mirë sportive", ka thënë Shpëtim Duro për talentin, Jahmir Hyka.
Leonard Karaj