E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpëtim Duro: "E vërteta për Mërgim Mavrajn"

Nga Leonard Karaj
Mbron në mënyrë fanatike Baricin. Beson në zgjedhjet e tij dhe tregon se s'ka pasur asnjë skenar për cështjen Mavraj. Sipas tij, futbollisti është pajisur me pasaportë për të qenë një prej kuqezinjve të ardhshëm dhe shpreson që ai të mos zgjedhë U-21 të Gjermanisë. Ky është krahu i majtë i trajnerit Oto Baric, Shpëtim Duro. Zëvendëstrajneri i kombëtares shqiptare në një intervistë ekskluzive për gazetën "Tirana Observer" ka treguar gjithcka mbi talentin "Mërgim Mavraj". Një prej talenteve kuqezinj Mërgim Mavraj është drejt largimit nga kombëtarja ende pa luajtur qoftë edhe një ndeshje me të, si e shpjegoni këtë gjë? Personalisht do të më vinte shumë keq. Por duhet luptuar se këto në fund të fundit janë zgjedhje që bëhen nga vetë futbollistët dhe në shumë raste, jo gjithmonë mendimi i trajnerëve dhe drejtuesve të sportit nuk shikohet si i drejtë nga ata. Ne nuk është se kemi një mori lojtarësh dhe nuk na krijohen probleme në rast se shkojnë të luajnë për skuadra të tjera, por ngulmoj të them se kush nuk e ndjen fanellën e ekipit kombëtar nuk ka se si të luajë për të. Mavraj në një intervistë të dutëve të fundit pati theksuar se do të luante për U-21 të Gjermanisë pasi për të drejtuesit e ekipeve shqiptare nuk kanë treguar asnjë interes... Më vjen keq për të por kjo nuk është e vërtetë. Mërgim Mavraj është grumbulluar nga trajneri i ekipit të shpresave më përpara dhe nga trajneri aktual i kombëtares Oto Baric në dhjetor të 2006-ës. Futbollisti është cilësuar si i vlefshëm për ekipin kombëtar prandaj u pajis edhe me pasaportë shqiptare. Në dhjetor ai zhvilloi vetëm një sencë stërvitore kundrejt tri që zhvilluan të tjerët dhe u largua pasi nuk mund të qëndronte më, probleme të tija. Kështu Baric nuk pati kohë që ta shikonte vetë personalisht. Atëherë pse nuk e grumbulloi në zborin e Antalias? Këtë pyetje më mirë t'ia bëni Baricit. Gjithsesi unë besoj se ka qenë thjesht një neglizhencë si e tij por edhe e drejtusëve në federatë. Nuk ka pasur problem për të thirrur një futbollist më pak ose më shumë në atë grumbullim. Madje Baric mori shumë të rinj nga kampionati shqiptar për ti parë dhe jo më të mos merrte Mavraj. Personalisht besoj se ka qenë thjesht një neglizhencë. Po ndaj Maqedonisë? Ah, aty jo. nuk kishte sesi të merrte në skuadër një futbollist që se kishte mirë (vetëm një sencë stërvitore) në fushë. Ai (Baric) thjesht ka dëgjuar të fliten nga ne fjalë të mira për të por nuk kishte pasur rast ta cilësonte ai vetë si duhet, prandaj nuk e grumbulloi me Maqedoninë. Por kjo nuk do të thotë se Mavraj ishte një herë e përgjithmonë jashtë kombëtares shqiptare. Ai është shumë i ri dhe do të ketë kohë në dispozicion për të shprehur aftësitë e tij në kombëtare. Shumë mendojnë se është një lloj hakmarrjeje pasi futbollisti është zbuluar nga dyshja paraardhëse Brigel-Ros... Është hipokrizi të mendosh një gjë të tillë. Si Baric por edhe ne jemi mundur të ofrojmë sa më shumë futbollistë të rinj në skuadër për të krijuar një grup shumë kompetitiv. Nuk ka të bëjë fare fakti se kush e ka thirrur për herë të parë në skuadër një futbollist ose një tjetër. Atëherë le të mos grumbullojmë as Beqirin, as Canën e shumë të tjerë sepse për herë të parë i thirri Brigel. Më duket shumë e padrejtë. Mavraj është grumbulluar nga U-21 të Gjermanisë dhe sipas gjasave ai mund të aktivizohet me ta në muajin mars. Një gjë e tillë do të thoshte "lamtumirë" fanellës kuqezi në bazë të rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s... Po është e vërtetë. Në rast se ai luan qoftë edhe një minuta atëherë do të jetë shumë e vështirë, ose e pamundur që ai të aktivizohet më me ekipin kombëtar. Unë personalisht uroj që një gjë e tillë të mos ndodhë. Uroj që ai të kuptojë se do të vijë edhe koha e tij. Normalisht në rast se ai shkon me U-21 të Gjermanisë në ndeshjen e radhës unë nuk besoj se trajneri gjerman do ta lërë në stol qoftë edhe për dy minuta sa për ta pasur të vetin përgjithmonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›