E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fortuzi në dyshim kundra Ergotelis. Lila dhe Kraja jo në 18-she

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Ka shumë gjasa që Indrit Fortuzi, të mos mundë ta ndihmojë skuadrën e tij, në derbin e shqiptarëve që do të zhvillohet këtë të diel. Në këtë ndeshje, Iraklis do të prese në stadiumin "Kaftazoglio" skuadrën ishullore të Ergotelis, skuader në të cilen aktivizohet mbrojtësi i kombëtares sonë Altin Haxhi. Të dyja skuadrave u duhet fitorja për t'ju afruar mbijetesës në Superligën greke. Po nuk dihet akoma nëse "Zogu", do të jetë i gatshëm të ndihmojë skuadrën e tij në këtë ndeshje pasi në stërvitjen e djeshme Indrit Fortuzi, ka pasur një tërheqje në kofshë dhe është larguar nga stadiumi pa mbaruar stërvitja akoma. Ende nuk dihet nëse do të jetë gati për Iraklis këtë fundjavë. Skuadra e Fortuzit do të presë Ergotelisin e cunguar, sepse shumë lojtarë të saj janë të dëmtuar dhe nëse Fortuzi nuk arrin ta kalojë dëmtimin, kjo do jetë një mungese e madhe për skuadrën. Tek Iraklis, Andi Lila dhe Ervis Kraja kryen stërvitjen e parë te rregullt tek skuadra e tyre e re, por sipas trajneri Jovanovic, ata nuk janë gati akoma, dhe nuk do të jenë në listën e 18 e lojtarëve të grumbulluar për anti-Ergotelis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›