E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kievo, Delneri, në ndihmë Erjon Bogdanit

Erion Bogdani ende nuk e ka gjetur golin e parë në rradhët e Kievos, edhe pse në katër takimet e luajtura në rradhët e veronezëve që pas largimit të tij nga Siena, ai ka qenë gjithnjë titullar. Një moment i vështirë për sulmuesin 29-vjecar, i cili ende nuk po zhbllokohet. Megjithatë, trajneri i Kievos, Luixhi Delneri, ai që e kërkoi me ngulm shtatlartin në merkaton e janarit, ka ende besim në aftësitë e tij. Trajneri i verdhebluve ka vendosur që për përballjen e kësaj jave me Palermon në "Renco Barbera", të ndryshojë modulin e lojës: nga 4-3-3 në 4-4-2. Sipas Delnerit, me rikthimin e brazilianit Luciano nga dëmtimi, Kievo do të përpiqet të shfrytëzojë lojën nga krahët për të furnizuar me vazhdimësi Bogdanin, i cili në takimet e para është penalizuar edhe nga loja e shokëve, të skuadrës, të cilët kërkonin gjithmonë depërtimet qendrore. Një lëvizje që mund të ndikojë në rendimentin e sulmuesit shqiptar, i cili në stadiumin sicilian ka shënuar trigolëshin e parë dhe të vetëm në Serinë A (sezonin e kaluar Palermo-Siena 0-3).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›