E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antarktidë, vërehen çarje të forta në masat e akullit

Shkencëtarët kanë identifikuar çarje të mëdha në shtresën e akullnajave të Antarktidës, gjë që mund të shkaktojë shkëputjen e një blloku gjigant akulli. Sipas Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), sipërfaqja e mbuluar me akull e njohur si Uilkins, e cila lidh dy ishujt e Antarktidës, që ka humbur një masë prej 2 mijë metrash katrorë këtë vit, mund të vazhdojë të zvogëlohet edhe më tej gjatë këtij viti. Imazhet e marra nga ESA tregojnë se një pjesë tjetër e akullnajës është fare pranë shkëputjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›