Brazil, përshpejtohet shpyllëzimi i Amazonave
Autoritetet braziliane bënë dje me dije se për herë të parë në katër vitet e fundit është shënuar përshpejtim i ritmeve të shkatërrimit të pyjeve amazoniale të Brazilit. Imazhet satelitore tregojnë se deri në verë është spastruar një sipërfaqe prej 11.968 kilometrash katrorë, rreth 4 për qind më shumë nga një vit më parë. Gjithësi, autoritetet qeveritare vërejnë se gjërat mund të kishin shkuar edhe shumë më keq në rast se do kishin munguar masat e marra nga qeveria gjatë viteve të fundit.