E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 3 të vrarë nga një raketë e dyshimtë

Sipas një burimi ushtarak pakistanez, raketa që vrau të shtunën tre vetë në një rajon tribal të Pakistanit dyshohet se është lëshuar nga forcat amerikane. Burimi nuk pranoi të identifikohej duke qenë se nuk ishte i autorizuar për të komunikuar me mediat. Kjo është e fundit mes një serie sulmesh me raketë të ndërmarra në rajon gjatë dy muajve të fundit. Pakistani ka fajësuar në mënyrë të përsëritur forcat amerikane për sulmet, të cilat "marrin jetë, cenojnë sovranitetin dhe përpjekjet e shtetit kundër terrorizmit"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›