E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Xhaketat e zeza” të takimit Shqipëri-Bjellorusi nga Turqia.

"Xhaketat e zeza" të takimit Shqipëri-Bjellorusi (17 nëntor, ora 20:00) janë nga Turqia. "Bilbilat" kryesohen nga Bulent Demirlek. Asistent i parë është Aleper Ylusoj dhe i dytë Mustafa Emre Ejisoj. Edhe gjyqtari i katërt, ai zyrtar, është nga Turqia: Bylent Yildirim. Demirlek është 32 vjec. Ndeshjen e tij të parë në Superligën turke e ka drejtuar në sezonin 1999-2000. Demirlek konsiderohet si një nga gjyqtarët turq më të mirë të momentit dhe këtë konsideratë ruajnë edhe disa nga lojtarët shqiptarë që kanë luajtur në Turqi (Bushi, Duro). Delegati i UEFA-s është izraeliti Arie Volf, ndërsa vëzhguesi i gjyqtarëve maqedonasi Angel Bungurob. Në takimin e parë kundër Bjellorusisë (2-2) në Minsk gjykoi finlandezi Tony Asumaa, i cili dha dhe një penallti në favorin tonë, të ekzekutuar me sukses nga Skela.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›