Kovaçiç: “Bogdani, kopja ime”

Dash Frashëri
INTERVISTË EKSKLUZIVE - Ndihmësi i trajnerit Baric, bashkëpatrioti i tij, Slavko Kovacic, së bashku me shqiptarin Duro, do të drejtojnë kuqezinjtë në dy ndeshjet me Bjellorusinë dhe Rumaninë, pasi Oto është i pezulluar nga UEFA për këto dy takime. "Unë zotëroj një eurolicencë trajneri, me të cilën mund të stërvit cilindo ekip në Europë. Kam qenë për disa ditë për praktikë te Liverpuli, ku kam ndjekur nga afër se si stërvitet Stiven Xherard me shokë", - thotë Kovacic. Kroati Slavko Kovacic është përzgjedhur nga Oto Baric për të qenë ndihmësi i tij në bankinën e Kombëtares shqiptare të futbollit. Baric ka punuar me Kovacic në Kroaci dhe Austri. Slavko Kovacic ka qenë një nga ndihmësit edhe të trajnerëve të përfaqësueses austriake Hans Krankl dhe Andrea Herzog, ka një karrierë të pasur si futbollist dhe trajner. Kovacic vlerësohet me nota maksimale nga trajneri i Kombëtares shqiptare për aftësinë që Slavko ka për të përcaktuar nëse një lojtar vlen apo nuk di të mendojë si futbollist. Kovacic ka qenë në disa misione për të vëzhguar gjendjen e lojtarëve të Kombëtares, përfshirë Hamdi Salihin, Jahmir Hykën dhe Migen Memellin. "Në Shqipëri, jam i sigurt se do të nxirrja disa talente". Gazeta "Albania" kontaktoi me trajnerin në rezidencën e Kombëtares shqiptare në Durrës. * * * Z. Kovacic, ndeshja kundër Bjellorusisë do të jetë e dyta, pas asaj me Slloveninë në Shkodër, ku do të jeni në rolin e trajnerit të parë të Kombëtares shqiptare. Sa e vështirë do të jetë për ju? Kjo nuk përbën aspak një surprizë për mua, pasi nuk më mungon edhe përvoja jo vetëm në Shqipëri, por kudo që kam punuar. Nga ana tjetër, unë bashkëpunoj me Oton prej shumë vitesh dhe gjatë gjithë kësaj jave ne po e përgatisim bashkë skuadrën për ndeshjen me Bjellorusinë. Unë isha vetëm kundër Sllovenisë dhe tashmë e kemi një praktikë bashkëpunimi edhe pse Baric nuk do të jetë në bankinë. Unë i di saktësisht se si mendon Oto dhe idetë e tij për lojën. A ka ndodhur të drejtoni skuadrën i vetëm kur keni qenë në Austri? Disa herë. Edhe në të kaluarën, kur kam bashkëpunuar me Oton në Austri te skuadra e Salzburgut, Oto ka qenë shpesh në tribunë dhe unë kam drejtuar skuadrën kundër Entrahtit të Frankfurtit, ku patëm edhe rezultate të mira, duke arritur edhe në finalen e Kupës UEFA. Praktikisht, unë punoj me Oton si një ndihmës i tij, por ne kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë. Si do të komunikoni ju me Baricin, kur vendimi i UEFA-s ia ndalon atij të hyjë në dhomat e zhveshjes, të kontaktojë me lojtarët apo me ndihmësit e tij nga momenti që të gjithë këta ndodhen në ambientin e stadiumit? Praktikisht është e ndaluar nga FIFA dhe UEFA që trajneri Baric të komunikojë me mua dhe pa dyshim të ndaluara janë dhe deklarimet publike rreth këtij subjekti. Nga ai do të marr udhëzime me shkrim përpara ndeshjes se cfarë duhet të bëj dhe ashtu dhe të kundërtën. E di që do të jetë vështirë të kemi një komunikim gjatë zhvillimit të ndeshjes, por do të gjejmë mënyrën. Unë jam me Oton shtatë ditë dhe do të fiksoj gjithcka që ai do të më udhëzojë përpara nisjes së takimit kundër Bjellorusisë. Unë jam i bindur se do t'u transmetoj lojtarëve në fushë këshillat e tij. Ashtu si trajneri Oto Baric, edhe ju jeni në prag të rinovimit të kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit. A keni folur personalisht me presidentin Duka rreth kushteve tuaja? Jo, ende nuk kemi folur drejtpërdrejt. Natyrisht që unë kam kushtet dhe idetë e mia për bashkëpunimin e ri dhe për këtë dua të flas me të. Deri tani nuk kam një përgjigje nga ana e presidentit, si i shikon ai, për të marrë edhe unë një pozicion më të qartë. Unë dëshiroj ta informoj më shumë presidentin në lidhje edhe me zhvillimet e kampionatit shqiptar. Kushtet tuaja kanë të bëjnë me anën financiare të kontratës? Jo, nuk bëhet fjalë për para, por unë dëshiroj të qëndroj në Shqipëri dhe të ndihmoj më shumë futbollin në vendin tuaj. Dëshiroj të jem më aktiv edhe në futbollin e të rinjve për të luajtur rolin edhe të një zbuluesi talentesh, duke u dhënë edhe këshillat e duhura. Unë kam një eksperiencë të madhe në këtë drejtim. Ky është propozimi im. Është normale që unë të pres edhe reagimin e presidentit. Unë mendoj se roli im vetëm në pozicionin e ndihmëstrajnerit është shumë pak. Unë mendoj se ky do të ishte një propozim normal për Federatën Shqiptare të Futbollit. Unë jam ndihmëstrajner, kam licencë europiane dhe mund të bëj edhe një punë më shumë. Ju keni qenë gjatë karrierës suaj një sulmues i njohur, cili mendon se është më i ngjashëm me lojën tuaj nga sulmuesit aktualë të Kombëtares shqiptare? Unë kam qenë një sulmues i spikatur dhe gjithmonë në majë të sulmit me tre sulmues të mirëfilltë. Arma ime më e fortë ka qenë goditja me kokë, pasi nuk kam qenë edhe shumë i lëvizshëm si lojtar. Nga sulmuesit e skuadrës shqiptare më i ngjashëm është Bogdani, pasi Kapllani është më shumë sprinter, është më i shpejtë. Unë kam luajtur në të njëjtin pozicion ku luan edhe Bogdani sot. Erioni është gjithashtu trupmadh dhe nuk është aspak i keq në goditjet me kokë.
SHQETËSIMI -Trajneri 57-vjecar ka nxjerrë edhe konkluzionet e tij gjatë 15 muajve në bashkëdrejtimin e Kombëtares shqiptare. "Cfarë më shqetëson mua? Mentaliteti i futbollistëve shqiptarë, të cilët nuk përgatiten psikologjikisht njëlloj për të gjitha ndeshjet. Skuadra duhet të jetë e motivuar njësoj si në ndeshjet kundër Holandës, Bullgarisë dhe Rumanisë, ashtu dhe në ato kundër Luksemburgut apo Bjellorusisë. Trajnerët përpiqen gjithmonë ta injektojnë këtë".
SLLOVENIA- Kova e kujton si kulm të karrierës së tij me kuqezinjtë barazimin me Slloveninë (0-0), ku ai ishte në bankinë në rolin e trajnerit të parë dhe përgatitjen e ndeshjes me Bullgarinë (0-0), të drejtuar më pas në fushë nga Oto Baric, i cili sfidoi sëmundjen duke ardhur në Sofje. "Ndihem shumë i vlerësuar që presidenti Duka më besoi për ndeshjen me Slloveninë dhe Bullgarinë. Edhe pse më vjen keq që nuk fituam me sllovenët, ndihem i lumtur që nuk humbëm me bullgarët", - rrëfehet Kovacic.
Fitorja: Ja dy argumentet e Slavkos
"Bjellorusinë, unë e konsideroj si ndeshjen më të vështirë në këto kualifikuese për dy arsye. Së pari, me fitoren ne vërtetojmë më së miri të gjitha rezultatet dhe arritjet që kemi realizuar deri tani dhe këto nuk janë arritur nga jashtëtokësorët, por janë arritur në bazë të punës së ekipit, por edhe nga puna e trajnerëve, e Otos, e imja dhe e Duros. Me fitoren kundër Bjellorusisë, ne do të vërtetonim më së miri kualifikueset tona", - thekson ndihmëstrajneri i Kombëtares. "Së dyti, do të arrinim vendin e katërt në grup, të cilin nuk e ka arritur asnjë trajner tjetër kurrë më parë, që ka qenë edhe qëllimi ynë, duke lënë pas skuadrat e Sllovenisë, Bjellorusisë dhe Luksemburgut", - përfundoi ai.
Baric: "Kova është 99 për qind si Oto"
Ndeshja me Bjellorusinë është shumë përcaktuese për vazon që do të zërë Shqipëria në prag të hedhjes së shortit të Kampionatit Botëror. Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Oto Baric, në konferencën e tij të parë në prag të ndeshjes me Bjellorusinë, më 17 nëntor në Tiranë (ora 20:00), dha midis të tjerash edhe një mendim për ndihmësin e tij, i cili do të drejtojë zyrtarisht në bankinë skuadrën: "Kova është asistenti im dhe ndihmësi im. Kovacic di 99 apo 100 për qind të asaj që mendoj unë. Të gjithë javën jemi bashkë dhe do të vendosim për formacionin. Ai do të rrijë në stol se unë nuk lejohem. Por nëse do të komunikoj me telefon apo jo, nuk mund ta them. Ai do të marrë vendime dhe e di si mendoj unë. Gjithsesi nëse lojtarët do të luajnë mirë, ne do të fitojmë, do të humbasim apo barazojmë me apo pa mua dhe me Kovën".