Anti-Danimarka, Kuzheja rezervon surpriza
Në miqësoren kundër Qipros, trajneri nuk thirri Kapllanin e Berishën
Gjithçka në letër është gati kundër Danimarkës. Lista e lojtarëve është hartuar nga trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, dhe tashmë ndodhet në Sektorin e Ekipeve Kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit, por ajo do të publikohet vetëm sot. Trajneri kroat pas miqësores me Qipron, në të cilën u regjistrua edhe fitorja më e thellë historike e përfaqësueses sonë: 6-1, ndërmori një udhëtim në Gjermani për të takuar e biseduar me Hykën, Kapllanin e Berishën. Takimi kundër Danimarkës, kryesuese absolute e grupit tonë, do të jetë ndeshja e dytë zyrtare e Kuzhesë, pas asaj të humbur 2-1 në minutën e fundit me Portugalinë e Kristiano Ronaldos. Në tri ndeshje në drejtmin e përfaqësueses, një zyrtare e dy miqësore, trajneri Kuzhe i ka provuar të tre rezultatet: një fitore me Qipron (6-1, miqësore), një barazim me Gjeorgjinë (1-1, miqësore) dhe një humbje me Portugalinë (1-2, zyrtare).
Në përballjen e parë në Kopenhagen, Shqipëria, atëherë e drejtuar nga Ari Han, humbi me rezultatin e thellë 3-0, çka provokoi edhe shkarkimin e holandezit. Danimarka realizoi me Leon Andreasen (30’), Soren Larsen (37’) dhe Kristian Pulsen (80’). Në këtë takim nuk luajti Lorik Cana për shkak të kartonëve të verdhë
Nuk dihen ende “surprizat” që mund të rezervojë Kuzheja, por një gjë dihet se kroati nuk i ka shumë qejf surprizat, pavarësisht se është gjithmonë në kërkim të “ekipit ideal” shqiptar në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian. Në miqësoren kundër Qipros, trajneri kroat la jashtë sulmuesit Edmond Kapllani e Besart Berisha, si dhe nuk thirri gjithashtu dhe mesfushorin Dorian Bylykbashi. Shqipëria i mbyll kualifikueset e Kampionatit Botëror me ndeshjen në transfertë kundër Suedisë. Përballja e parë në Tiranë me skuadrën e Zlatan Ibrahimoviçit përfundoi në barazim pa gola. Pas tetë ndeshjeve të para, Kombëtarja jonë ka grumbulluar vetëm 6 pikë, duke pasur në bilancin e saj, 1 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje.
NDESHJET E SHQIPËRISË
9 shtator
Shqipëri-Danimarkë
14 tetor
Suedi-Shqipëri
Takimi i parë
DANIMARKË-SHQIPËRI 3-0
1 prill 2009
Shqipëria: Isli Hidi, Kristi Vangjeli, Armend Dallku, Debatik Curri, Gilman Lika, Ansi Agolli, Ervin Bulku (46’ Hamdi Salihi), Klodian Duro, Ervin Skela, Altin Lala, Besart Berisha. Trajner Ari Han
3-0
Në përballjen e parë në Kopenhagen, Shqipëria, atëherë e drejtuar nga Ari Han, humbi me rezultatin e thellë 3-0, çka provokoi edhe shkarkimin e holandezit.
Bilanci i Kuzhesë
Në tri ndeshje në drejtimin e përfaqësueses, një zyrtare e dy miqësore, trajneri Kuzhe i ka provuar të tre rezultatet: një fitore me Qipron (6-1, miqësore), një barazim me Gjeorgjinë (1-1, miqësore) dhe një humbje me Portugalinë (1-2, zyrtare).
26 Gusht 2009