E Shtunë, 31 Tetor 2026

E drejta televizive, FSHF-“UFA”-klube, në dështimin e radhës



Paketa dixhitale “Tring” ka arritur marrëveshje me Besën, Dinamon e Partizanin

Edhe pse ka dështuar në dy raundet e para me klubet e Superligës, përsëri në selinë e topkëmbës shqiptare vazhdojnë negociatat për arritjen e një marrëveshje tri paleshe: Federata Shqiptare e Futbollit-kompania gjermane “UFA” (që nga ana e saj synon menaxhimin e të drejtës televizive të ndeshjeve të Kategorisë Superiore)-klubet.
Në fakt, paketa dixhitale “Tring” ka arritur marrëveshje me Besën e Kavajës (transmetoi direkt takimin Besa-Vllaznia, të vlefshëm për javën e parë të sezonit 2009-2010) e Dinamon, klubin e dytë më të rëndësishëm kryeqytetas e në prag është akordi me Vllazninë, një tjetër klub i madh dhe i rëndësishëm, ndërkohë që “Tring” do të ketë të drejtën e transmetimit edhe të ndeshjeve të Partizanit në Kategorinë e Parë (fillon me Partizani-Bilisht Sport, të shtunën, më 29 gusht).
Në FSHF ende besojnë se mund të arrijnë marrëveshjen “UFA”-klube, pavarësisht se gjasat (99%) janë që ajo të mos realizohet. Sipas zëdhënësit për shtyp të FSHF-së, Tritan Kokona, “UFA” ka pranuar në parim kushtet e reja të klubeve, por do të negociohet akoma dhe se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

26 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›