Rino Gatuzo, 400 ndeshje kuqezi, 11 sezone mes triumfesh e dështimesh
Mesfushori i Milanit: “Murinjo është i madh, batutat e tij kanë efekt”
Rino Gatuzo, 400 ndeshje me bluzën e Milanit dhe të gjitha në vazhdimësi. Një rekord.
Do të thotë se jam duke u plakur. Jam 31 vjeç, mbërrita këtu qysh kur isha një fëmijë. Në vazhdimësi, sigurisht, por cilësia ime është pikërisht kjo.
Sa rëndojnë 400 ndeshje, të largojnë gjithmonë nga vdekja?
Rëndojnë me pak se para operacionit në gju.... Por do të më besonit nëse ju them se jam ndjerë më i lodhur kur isha 23 vjeç?
Si është e mundur?
Vrapoja kot më kot. Tani më shpëton eksperienca. Kur isha i ri të gjithë më flisnin për eksperiencën dhe unë nuk e kuptoja. Kishin të drejtë. Eksperienca nuk është një gjë e stërthënë.
Tani që Paolo Maldini është në pension, dekani je bërë ti. Privilegj?
Aspak. Madje duhet të jap një shembull të mirë. Duhet të them se shpesh e kafshoj gjuhën me dhembë, jo gjithmonë mund të them atë që mendoj. Nuk është korrekte. Për më tepër që dhoma jonë e zhveshjes është me anomali. Ka futbollistë këtu që kanë 14 vjet si Ambrozini, 11 vjet si unë, Kaladze ka nëntë vjet...Pirlo, Nesta, Sedorf. Është një dhomë zhveshje jo tipike. Edhe sikur të duash, nuk mund të të lejojnë të bësh gjërat e tua.
Verë e vitit 1999. A mban mend, ishe i fundit që mbërrite?
Nga ato ditë ruaj në kujtesë dy episode. E para, ka të bëjë me foton që është bërë me të ardhurit e rinj, isha unë, Sheva, Serxhinjo, De Asentis, Hoze Mari, Shamot. Ishim në Sardenjë për fazën përgatitore. Ditën tjetër fotoja u botua në “Gazzeta Dello Sport” dhe kisha veshur një bluzë “Robe di Kappa”. Më vjen keq që Milani kishte Adidasin si sponsor teknik. Atë të zyrës së marketingut më bënë për një lek.
Tjetra?
Gjithmonë në Sardenja, ditët e para të punës. Njihja Sebastian Rosin si emër, por nuk e kisha takuar kurrë më parë. I bëja ngërdheshje dhe lëvizje të shpejta karateje për ta frikësuar. Maldini, Kostakurta e Albertini qeshnin nën hundë.
E kujtoni debutimin?
Po, sigurisht. Në Londër kundër Çelsit. Barazuam. Luajta një ndeshje të mirë dhe kujtoj se Galiani në avion, gjatë fluturimit të kthimit, më thotë se nëse kisha ardhur te Milani duhej të falënderoja Ruben Burianin. Buriani ishte menaxheri i ekipit tim në Salerno dhe kishte ndikuar shumë.
Ndeshja juaj më e bukur?
Ajo kundër Juves në Mançester (finalja e Ligës së Kampioneve 2006). Atë mbrëmje luajta tej mundësive të mia. Kujtoj një shpërthim prej 120 metrash për të ndjekur portierin. Sa herë që i shoh ato imazhe nuk e kuptoj se nga e kisha marrë gjithë atë forcë.
Ndeshjen që nuk do ta harroni kurrë?
Finalen e Stambollit (kundër Liverpulit) dhe ajo e La Korunjës (kundër Deportivos). Ishin ndeshje të fituara dhe i dhuruam.
Shoku më i mërzitshëm?
Sebastino Rosi nuk është saktësisht i mërzitshën, hera-herës ishte argëtues. Megjithatë kundërshtonte gjithçka.
Kush ka qenë kundërshtari më i bezdisshëm për tu përballuar?
Një farë Brandao, në Donejck (Ukrainë), fituam 1-0 me një gol të realizuar pesë minuta nga përfundimi, me një gol të Pipos (Inzagit). Ishte një sulmues që markonte si pullë. Luante pisët, më vendoste duart në fytyrë. Atë ditë nuk e di si ia bëra për të mos humbur kontrollin.
Rino, 11 sezone te Milani dhe me vetëm dy trajnerë: Zakeronin e Ançelotin. Sezare Maldini e Teriim ishin meteorë.
E vërtetë. Nga Zak ruaj kujtime të bukura. Të mësonte futbollin, nuk ishte një i papërgatitur. Sipas meje ishte shumë i zoti. Më fliste shumë, më bënte të kuptoja ku duhej të përmirësohesha. Me Ançelotin përkundrazi, pas shumë viteve bashkë, raporti shkoi tej punës, fitore e humbje.
Me Berluskoni nuk ia dole kurrë të flisje për momentin e Milanit?
Jo. Dhe madje nuk e kam provuar. Rolet duhen respektuar. Me presidentin duhet të flasin trajneri dhe Galiani.
Megjithatë në nivelin e imazhit dhe perspektivës shitja e Kakasë nuk është një sinjal i bukur. Çfarë mund t’i thoshje Berluskonit?
Kaka u shit për një çështje bilanci. Është normale që pas shumë vitesh investime në gjëra të këtij lloji tingëllon pak e çuditshme, por është e nevojshme të ecësh përpara.
Kush është më i fortë së Milani në Europë?
Barcelona dhe Çelsi janë skuadrat që duhen mundur.
Po Reali i Madridit?
Skuadër e madhe. Por dëshiroj të shoh nëse do t’ia dalë të qeverisë të gjithë kampionët që ka. Është gjë tjetër të blesh kampionë dhe tjetër gjë të bësh skuadër.
Kush është më i fortë se Milani në Itali?
Interi dhe Juventusi janë dy kryqëzorë. Megjithatë ne do të luajmë. Jemi atje dhe duhet të jetojmë ndeshjet.
Kush mund ta ketë thënë? Milani që mbërrin në derbi para Interit...
Kjo llogaritet zero. Prej disa vitesh Interi nuk niset i fortë. Pastaj derbi nuk ka rregulla. Do të ishte më mirë që kjo ndeshje të vinte më pas. Të humbasësh një derbi në javën e dytë të kampionatit mund të të kushtëzojnë mendërisht.
Murinjo ndjen zhurmën e armiqve dhe entuziazmohet.
Është dëshmia se është një i madh. Del gjithmonë me batuta që kanë efekt. Mund edhe ta kursente polemikën me Lipin. Vitin e kaluar Lipi thoshte se titullin mund ta fitonte Interi dhe askush nuk u ndje i fyer. Ka një arsye që kryetrajneri beson te Juvja: duke pasur shumë lojtarë në kombëtare, është evidente që shpreson të luajnë mirë.
Para disa vitesh ju dëshironit të shkonit te Bajernit dhe nuk ju lejuan. Tani jeni i dënuar të luani edhe 400 ndeshje të tjera duke vrapuar.
Nuk i mendoj aspak, njerëzisht është e pamundur.
Megjithatë Maldini...
Si Maldini nuk ka një tjetër. Sigurisht që nuk është e lehtë të tërhiqem. Megjithatë kur e kupton se vjen momenti, duhet të vendosësh të shkosh. Unë e di se dikush, në një skuadër si Milani, kur bëhesh 33-34 vjeç, duhet të përshëndesësh të gjithë dhe tu japësh fund shqetësimeve.
26 Gusht 2009