Anti-Turqia, në dyshim Tare e Rraklli
24/03/2005 Kur duhen edhe 48 orë nga ndeshja e së shtunës, kundër Turqisë, shqetësimet vazhdojnë të bëhen edhe më prezente në radhët e Kombëtares kuqezi, e cila që prej të dielës po zhvillon fazën përgatitore, në prag të dy ndeshjeve eliminatore të fundmuajit në Antalia. Të dy sulmuesit tanë nuk janë në 100 % të formës së tyre. Rraklli vazhdon të vuajë dëmtimin e pësuar në ndeshjet e kampionatit. Paraditen e djeshme ka bërë një stërvitje individuale, ndërkohë që Tare nuk ka zbritur aspak në stërvitje, për shkak se është prekur nga simptomat e gripit. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi për shtyp në FSHF, Lysien Nurishmi. Nuk dihet asgjë e sigurt, në do të jenë apo jo të gashtëm, të dy futbollistët për ndeshjen me Turqinë. Gjithsesi, duhen akoma dhe dy ditë dhe shpresat nuk mungojnë. Trajneri Brigel ka zhvilluar dje, vetëm një seancë stërvitore me futbollistët e disponueshëm, ndërkohë që sot, pritet të zbresin në fushë për dy seanca të radhës.