E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rajkard: Murinjo e meriton dënimin

24/03/2005  Trajneri i Barcelonës, Frenk Rajkard, ka bërë thirrje që trajneri i Çelsit, Hoze Murinjo duhet të marrë patjetër dënimin e merituar, si pasojë e sjelljes së treguar gjatë takimit të zhvilluar për Ligën e Kampioneve, në “Kamp Nou”. Sidoqoftë, Rajkard, në komentet e tij ka theksuar se nuk do t’i pëlqente që të merreshin masa ndëshkimore kundër klubit londinez të Çelsit. “Ajo, çfarë ka bërë Murinjo, ishte shumë serioze dhe prandaj, është e drejtë që ai të marrë dënimin e merituar, ka komentuar Rajkard për një radio spanjolle. Gjithë ato që ka thënë ishin vetëm gënjeshtra dhe gënjeshtra tepër të rënda. Po ashtu, më duhet të theksoj se nuk ishte as hera e parë. Ai i ka thurrur shumë lavde vetes, duke treguar sjelljen e tij”. Polemikat janë acaruar, pasi Murinjo akuzoi Rajkard se kishte biseduar me gjyqtarin Anders Frisk, gjatë intervalit të pjesës së parë, në takimin e zhvilluar në Barcelonë, i vlefshwm për Ligën e Kampioneve. Murinjo mendonte se, trajneri holandez ka ushtruar ndikimin e tij kundrejt gjyqtarit suedez, për të favorizuar pjesën e dytë të takimit. Ndërkohë, Frisk dha menjëherë dorëheqjen nga arbitrimi, duke theksuar se kishte marrë disa kërcënime që rrezikonin jetën e familjes së tij. Kërcënimet kishin ardhur nga disa tifozë të Çelsit. Nga ana tjetër, UEFA përgatiti një deklaratë të ashpër ditën e hënë, kundrejt klubit londinez, në të cilën ishin hedhur akuza për pretendime të rreme, në drejtim të trajnerit Rajkard dhe Barcelonës. Kështu, Rajkard, pasi kishte hedhur poshtë akuzat e ngritura nga Murinjo, ka bërë të ditur se, trajneri portugez vuan shumë prej humbjeve në futboll. “Ai ka shkatërruar Frisk, mua dhe Barcelonën, ka shtuar Rajkard. Frisk ka vendosur të japw dorëheqjen nga arbitrimi, si pasojë e kërcënimeve dhe frikës që u hodh kundrejt tij. Po ashtu, shkatërroi imazhin e Barcelonës, sepse ka shumë njerëz, të cilët i kanë zënë besë. Ka edhe nga ata, të cilët besojnë se Barcelona është përpjekur që t’iu japw rryshfete gjyqtarëve. Megjithatë, duhet bërë edhe një diferencim midis Murinjos dhe ngjarjeve që kanë ndodhur në fushë. Lojtarët e Çelsit zhvilluan një lojë shumë të mirë dhe prandaj, mua nuk do të më pëlqente që ky klub të ndëshkohej”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›