Antidroga e Gjirokastrës zbulon 5 plantacione
Kanabis
Një operacion policor i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër, ka zbuluar pesë plantacione me bimë narkotike Kanabis sativa. Lajmi është konfirmuar dje nga burime zyrtare të kësaj policie, sipas të cilave, bimët narkotike janë evidentuar në shtratin e lumit Drino, përballë fshatit Mashkullorë të rrethit Gjirokastër ku parcelat në mes të shelgjeve dhe ishin hapur rishtas për të kultivuar bimë narkotike. Sipas policisë, në parcelën e parë u evidentuan 222 rrënjë bimë narkotike, të cilat varionin nga 230 centimetra deri në 330 centimetra të larta; në parcelën e dytë u evidentuan 458 rrënjë bimë narkotike, të cilat varionin nga 290 centimetra deri në 380 centimetra të larta; në parcelën e tretë u evidentuan 153 rrënjë bimë narkotike, të cilat varionin nga 180 centimetra deri në 270 centimetra të larta; në parcelën e katërt u evidentuan 107 rrënjë bimë narkotike, të cilat varionin nga 260 deri në 340 centimetra të larta; ndërsa në parcelën e pestë u evidentuan u evidentuan 77 rrënjë bimë narkotike, të cilat varionin nga 70 deri në 120 centimetra të larta. Gjithsej, në të gjitha parcelat u evidentuan 1017 rrënjë bimë të dyshuara si Kanabis sativa. Policia tha se këto bimë u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku disa bimë u morën në cilësinë e provës materiale.
Megjithatë, ndonëse operacioni çoi në zbulimin e drogës, asnjë posedues i saj nuk u vu në pranga. Policia tha se po punon për evidentimin dhe kapjen e pronarëve të drogës, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.