E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mësohet identiteti i shqiptarit të vrarë mbrëmjen e së enjtes

Itali

Policia italiane bëri të mundur dje identifikimin e emigrantit shqiptar i cili u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes pranë sallës së lojërave Freedom në San Marcelino, një provincë pak kilometra larg Aversas në Itali. Sipas të dhënave të mediave italiane një ditë më parë, mësohet se trupi i përket Ramiz Dodës, 25-vjeçar nga Dibra. Ndërkohë që dyshimet e policisë italiane janë se vrasja mund të ketë pasur motiv larjeje hesapesh, por nuk përjashtohet që të jetë dhe vepër e klanit Kasalezi. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur dje kur dy persona të hipur në një motor kanë qëlluar në drejtim të 25-vjeçarit me pistoletë të kalibrit 9. Autorët kanë qëlluar më shumë se me 20 plumba në drejtim të të riut dhe më pas kanë mundur të arratisen pa lënë gjurmë. Nga plagët e marra i riu nga Dibra nuk ka mundur t’i rezistojë vdekjes së menjëhershme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›