Zhvarrosja,Rihapet dosja e vrasjes së Eleni Kokës në vitin ‘97
Ekspertët e morgut të Tiranës do të bëjnë riekspertizën
Arsye kryesore e hapjes së kësaj dosjeje është kapja para pak kohësh e një të dyshuari kryesor të kësaj ngjarjeje, Bilal Mehmetit. Fill pas kësaj sektori i Krimeve të Rënda i ka kërkuar mjekësisë ligjore që të bëjë zhvarrosjen e trupit të viktimës për të bërë plotësimin e plotë të dosjes.
Dosja e vrasjes në mënyrë makabre të Eleni Kokës në vitin ‘97 do të rihapet për të disatën herë për t’u rihetuar. Arsyeja kryesore e hapjes së kësaj dosjeje është kapja para pak kohësh e një të dyshuari kryesor të kësaj ngjarjeje, Bilal Mehmetit. Fill pas kësaj, sektori i Krimeve të Rënda i ka kërkuar mjekisë ligjore që të bëjë zhvarrosjen e trupit të viktimës për të bërë plotësimin e dosjes. Lidhur me ngjarjen në fjalë, ditën e djeshme ekspertë të mjekësisë ligjore kanë shkuar në Gjirokastër për të riekspertuar trupin e 35-vjeçares Koka. Gjithashtu, sipas të dhënave që ka dhënë bashkëshorti i viktimës, Stefan Koka, i cili ndodhej në vendngjarje gjatë krimit, thuhet se kanë qenë dy persona ata që kanë kryer vrasjen e Elenit. Dhe në të vërtetë, nga hetimet e policisë për këtë ngjarje nëpërmjet një operacioni, “Drejtësi e vonuar”, është bërë e mundur kapja e Mehmetit ndërkohë që bashkëpunëtori i tij, Ilirian Alinanaj, është duke vuajtur dënimin me 11 vjet burg për grabitje.
Vrasja e Eleni Kokës
Rreth orës 11:30 të datës 29 mars të vitit 1997, Bilal Mehmeti, në bashkëpunim me Ilirian Alinanajn, në vendin e quajtur Kthesat e Muzinës në segmentin Jorgucat – Qafa e Muzinës, rreth 2 kilometra mbi fshatin Jorgucat, i kanë dalë përpara të armatosur Stefan Kokës nga Delvina, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 3 të afërm nga Kakavija në drejtim të Delvinës me automjetin e tij tip Benz me targa DL 08 93 A.
Sipas hetimeve të policisë në kohë për këtë ngjarje, mësohet se nën kërcënimin e armëve, dy autorët i kanë kërkuar çelësat e makinës drejtuesit të mjetit. Por, në moment bashkëshortja e tij, Eleni Koka, 35 vjeçe, i ka marrë çelësat e makinës duke bërë rezistencë për të mos ua dhënë. Sipas hetimeve, në këtë çast, Mehmeti e ka qëlluar me pistoletë në kokë, ku si pasojë e plagës së marrë, e reja Koka ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sakaq, bashkëpunëtori i tij në këtë vrasje, Ilirian Alinanaj, është duke vuajtur dënimin në burgun e Rrogozhinës, pasi është i dënuar me 11 vjet burg për veprën penale të vjedhjes me armë, në vitin 2004, në vendin e quajtur Bistricë, Sarandë.
Pas arrestimit, policia i kaloi materialet prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “vrasjes me dashje” dhe “vjedhjes me armë”.