E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndjekje penale, se kundërshtuan policët

Katër persona do të ndiqen penalisht, pasi kanë kundërshtuar patrullën e policisë, teksa ishte duke kryer detyrën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Xhorxh Bush", përballë Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që agresorët janë shoqëruar në Komisariatin Nr. 1 të Tiranës. Sipas të dhënave hetimore, për ndjekje penale në gjendje të lirë u dërguan Emiljano Xhedia, 23 vjeç, Endrit Memia, 24 vjeç, Ilir Mulaj, 35 vjeç dhe Hasan Haka, 65 vjeç. Uniformat blu shpjeguan se konflikti ndodhi rreth orës 15.30, kur po patrullohej në zonë dhe ata nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Më pas janë thirrur përforcime dhe të dëmtuarit kanë denoncuar këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›