E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Hysi sulmon Ristanin Na i dogje provat

Listat ne arkiv PS edhe kunder ligjit. Listat e zgjedhesve Hysi Varrosja ne Arkiv e padrejte

Megjithese pak kohe me pare Partia Socialiste nepermjet kreut te saj Edi Rama deklaroi se nuk ka me asnje interes per fletet e votimit diten e djeshme ajo reagoi ashper ndaj djegies se tyre nga KQZ-ja duke e cilesuar kete akt si zhdukje te provave per te verteten e zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Deputetja e Partise Socialiste Vasilika Hysi akuzoi Kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e KQZ-se Arben Ristani se me vendimin per djegien e fleteve te votimit nuk kane qellim tjeter vecse te groposin njehere e pergjithmone faktet e krimit elektoral ne zgjedhjet e shkuara parlamentare te 28 qershorit 2009 zgjedhje qe mbajne ende peng zgjidhjen e ngercit politik mes opozites dhe mazhorances. Eumlshte bere tashme e qarte per te gjithe qe Sali Berisha dhe Arben Ristani ushtari i Saliut ne krye te KQZ-se po bejne cmos per te groposur dhe djegur faktet e krimit elektoral qe ata gatuan se bashku ne 28 qershor. Por eshte bere tanime e qarte per te madh e te vogel se Sali Berisha i vodhi zgjedhjet dhe se shqiptaret sundohen nga Kryeministri i votave te vjedhura - theksoi Hysi. Sipas deputetes socialiste edhe vendimi per dergimin ne Arkiv te listave te zgjedhjeve ku sipas KQZ-se kjo behet per shkak te mbrojtjes se te dhenave personale qe permbajne ato perben nje tjeter shkelje te mazhorances dhe sidomos te kreut te KQZ-ze Ristani. Pasi deklaroi se ishte gati te pranonte hetimin e materialeve zgjedhore dhe ngritjen e komisionit hetimor dje ne nje shkelje flagrante te ligjit ushtari i Saliut Arben Ristani dhe anetaret e mazhorances ne KQZ-se ndermoren nje tjeter tentative kriminale per te varrosur listat ne arkiv per 25 vjet me pretekstin se na qenkan dokumente sekrete. Si gjithnje Saliu tjeter thote e tjeter ben - deklaroi Hysi. Ne fjalen e saj deputetja socialiste nenvizoi se perpjekjet e mazhorances dhe te KQZ-se per te shkelur ligjin nuk tregojne gje tjeter sipas saj te verteten e vjedhjes se votes ne zgjedhjet e kaluara. Cdo perpjekje e Kryeministrit dhe ushtarit te tij ne KQZ Ristani per te zbatuar forcerisht e ne shkelje te plote te ligjit vendimin per te burgosur per plot 25 vjet listat e zgjedhesve jo vetem do te perbente proven me te forte se zgjedhjet e 28 qershorit u vodhen nga pushteti i Saliut por do ti jepte demokracise shqiptare nje goditje shume te rende - u shpreh Hysi. Gjithashtu deputetja socialiste nuk ngurroi te paralajmeronte kreun e KQZ-se Arben Ristani per respektim te kodeve elektorale dhe ligjeve te vendit dhe jo ashtu sic nenvizoi ajo te urdhrave te Kryeministrit Berisha. Cdo abuzim politik me keto kompetenca i ve perfaqesuesit e PD-se ne KQZ ne nje fushe te minuar juridike qe mund te kete pasoja te renda ligjore per ata vete ne momentin kur ketij pushteti te vjedhur qe sot e ben ate te paprekshem ti vije fundi - perfundoi deputetja socialiste Vasilika Hysi. Dita e djeshme shenoi edhe fillimin e procesit te djegies se fleteve te votimit ne breg te lumit Erzen prane Ures se Farkes pasi me pare eshte bere seleksionimi i materialeve zgjedhore dhe fletet e votimit jane grumbulluar me vete. Ky proces i cili ne fakt sipas ligjit duhej te ishte bere kohe me perpara per Partine Socialiste paraqitet si i padrejte megjithese para pak kohesh vete kryetari i saj Edi Rama kishte pranuar se forca qe ai drejton nuk ka me interes per fletet e votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›