E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjen 1 mije kutite e para KQZ Vendimi eshte ligjor

Kreu i KQZ-se Pamjet e djegies se fleteve estetikisht jo te bukura por zbatova vetem ligjin

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve z. Arben Ristani nuk eshte ndier mire nga pamja e djegies se fleteve te votimit por ka qene i detyruar ta kaperdije nje shfaqje te tille per hir te zbatimit te ligjit. Pikerisht kur behet fjale per ligjin ai kerkon nga klasa politike qe te heshte te pushoje akuzat dhe te pranoje zbatimin e tij pasi sipas tij vetem ne kete menyre behet me i mundshem zbatimi i ligjit. Arben Ristani mohon ne menyre kategorike qe vendimi per djegien e fleteve te votimit te jete politik.

Une ndoqa dhe pamjet qe ju dhate dhe ne fakt estetikisht nuk eshte se jane te bukura po eshte zbatimi i ligjit dhe percaktimi qe vete ligji ka bere per destinacionin e fleteve te votimit. Une nuk besoj qe vendimi eshte politik kam garanci qe nuk eshte politik por vendim i marr vetem mbi bazen e ligjit - theksoi kreu i KQZ-se Arben Ristani.

Kreu i KQZ-se beri te qarte Magazinat e KQZ-se ndodhen ne Lunder. Atje jane rreth 10 mije kuti te cilat jane te mbushura me fletet e votimit dhe me materialet zgjedhore. Kemi nje grup relativisht te madh njerezish te angazhuar qe do te merren me pastrimin e tyre. Procesi ka pjesen intelektuale pasi dokumentacioni i dale nga kutite do te futet ne dosje do te behet gati dhe do te shkoje ne Arkiv te Shtetit ndersa fletet e votimit dhe kunderfletet grupohen dhe shkojne ne nje vend te caktuar sepse duhet te mendojme edhe per ndotjen e ambientit. Do te shkojne ne nje vend te planifikuar per kete proces... dhe merr fund historia. Por nderkohe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per shkak te mosgjetjes se nje gjuhe te perbashket per menyren se si zbatohet ligji per ceshtjen e listave te zgjedhesve nga ana e kreut te ketij institucioni dhe nenkryetares se tij ka zhvilluar nje mbledhje mesditen e te premtes. Ne perfundim u vendos se listat e zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2009 do te arkivohen ne Arkivin Qendror te Shtetit si material i klasifikuar. Vendimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve u mor me 4 vota dhe pa pranine e 3 anetareve te ketij institucioni te cilet bojkotuan serish mbledhjen gjate votimit per kete ceshtje. Vendimi i KQZ-se eshte marre me debate te ashpra qe jane bere rutine ne mbledhjet e fundit te ketij institucioni. Nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi e ka cilesuar si te pavlefshem vendimin pasi sipas saj ai nuk mund te hyje ne fuqi pa firmen e nenkryetarit.
Vendimi i KQZ-se per te arkivuar listat e zgjedhjeve si material i klasifikuar parashikon qe ne baze te dispozitave te percaktuara ne ligjin Per mbrojtjen e te dhenave personale publikimi i tyre apo hetimi sic e kerkon opozita behet i pamundur per nje afat disavjecar pas dergimit ne Arkivin Qendror te Shtetit. KQZ ka ngritur grupin e punes per djegien e fleteve te votimit. Te gjithe punonjesit provizore prej 48 personash jane te angazhuar per dy muaj per te bere gati afersisht 10 mije kutite per zgjedhjet lokale. Tete prej punonjesve do te jene mbikeqyres te cilet do te seleksionojne materialet qe do te shkojne ne Arkiv ndersa fletet e votimit do te digjen.

Listat ne Arkiv Nika Ligji lejon perdorimin per hetime

Debati politik per vendimin e KQZ-se per te arkivuar listat e zgjedhesve pjese e materialeve zgjedhore si material i klasifikuar ne Arkivin Qendror te Shtetit per kreun e ketij institucioni Nevila Nika eshte nje diskutim absurd dhe aspak i drejtuar nga ligji. Nika sqaroi dje se ne baze te ligjit per arkivat miratuar ne 2003 materialet e arkivuara qofshin keto dhe te klasifikuara mund te vihen ne dispozicion te paleve te 3-a si komisionet hetimore apo organet e drejtesise pa kaluar afati 25-vjecar i parashikuar ne dispozitat ligjore. Por sigurisht duke mos prekur te dhenat personale qe ndodhen ne listat e zgjedhesve. Listat e zgjedhesve mund te vihen ne dispozicion te komisioneve hetimore parlamentare apo Prokurorise se Pergjithshme por vetem per qellim te hetimit. Raste te ngjashme ka pasur dhe ne te kaluaren. Por ne menyre kategorike listat e zgjedhesve ne asnje rast nuk mund ti vihen ne dispozicion publikut te gjere. Ne do te jemi gjithmone ne dispozicion dhe do te krijojme te gjitha mundesite e nje sherbimi sa me te shpejte dhe komod per nje komision hetimor parlamentar apo per organin e akuzes por me lejoni te perseris qe gjithmone ne asnje rast ato nuk duhet dhe nuk mund te behen publike - theksoi znj. Nika. Pyetjes se pergjate 20 viteve ato a mund te behen publike Nika i pergjigjet Parimisht po. Por ne rastet e vecanta si per shembull per interesa publike fondkrijuesi qe ne kete rast eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nese miraton me nje leje te vecante shfrytezimin e tyre per cilindo person apo per cfaredo enti institucioni tjeter apo parti politike atehere une natyrisht do te jem e detyruar ta zbatoj. Per te marre nje shembull me konkret. Nese PS do kerkoje venien ne dispozicion te dokumentacionit zgjedhor cfare hapash duhet te ndjeke
Pra per ta bere me te thjeshte mjafton ti drejtohesh me nje kerkese KQZ-se per shfrytezimin e dokumentacionit zgjedhor. KQZ jep nje miratim formal dhe une si institucion e zbatoj. Nika shprehet se kjo procedure nuk vlen edhe per listat e zgjedhesve.
Per listat e zgjedhesve jo. Kur them dokumentacion zgjedhor kam parasysh materialet e tjera pervec listave. Kjo per shkak se listat e zgjedhesve permbajne te dhena personale dhe publikimi i tyre shkel drejtperdrejt privatesine e individit. Listat i nenshtrohen ligjit Per mbrojtjen e te dhenave personale dhe kjo do te thote qe nuk mund te kesh akses ne to. Askush nuk ka te drejte te njihet me te dhena personale te nje x individi fjala vjen me numrin e kartes se tij te identitetit nese ka marre apo jo pjese ne zgjedhje etj. Pra listat nuk mund te jepen. Lidhur me kete ceshtje mund tju them se prej dites se hene ne do te vendosim nje marredhenie zyrtare me Komisionerin e Mbrojtjes se te Dhenave Personale dhe natyrisht me KQZ-ne sic bejme me te gjitha institucionet. Do te zhvillojme besoj nje takim dhe ne zbatim te dispozitave ligjore do te vendosim si do te veprohet - deklaroi znj. Nika.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›