E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 2009-s KQZ boshatis 1000 kuti votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda dy diteve nga nisja e procesit te pastrimit ka mundur te boshatise 1000 kuti votimi. Djegia e fleteve te votimit vazhdoi edhe dje nderkohe qe kamioni i ushtrise i ngarkuar me bazen materiale nga magazinat e fshatit Lunder ku ruhen kutite e zgjedhjeve ka zbarkuar serish ne vendin ku behet djegia e fleteve tek Ura e Farkes ne vendin e vene ne dispozicion te djegies se fleteve te votimit.

Mesohet se deri tani jane boshatisur 1 mije kuti dhe se puna per te bere pastrimin e tyre do te vazhdoje deri me 5 mars. Jane gjithsej 10 mije kuti votimi qe duhet te pastrohen brenda ketij afati per ti hapur rrugen pergatitjes per zgjedhjet lokale te 8 majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi para dy ditesh qe lista e votuesve te zgjedhjeve te 2009-s te dergohet ne Arkivin e Shtetit. Deri ne javen e pare te marsit magazina duhet te jete bosh. Sipas llogarive te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve duhet qe ne dite te boshatisen te pakten100. Pas vendimit te KQZ-se per djegien e fleteve te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit ne 7 janar edhe dje administrata vijoi djegien e tyre. KQZ vendosi nisjen e djegies se fleteve te votimit me argumentin e pastrimit te kutive dhe pergatitjen e tyre per zgjedhjet vendore te 8 majit. Ndersa nuk mjaftoi nje vit e gjysmeper ti dhene zgjidhje fatit te fleteve te votimit ka mjaftuar vetem nje liter benzine per ti asgjesuar fletet ku shqiptaret shprehen vullnetin politik ne zgjedhjet e 28 qershorit te 2009-s. Atyre qe kreret e politikes shqiptare u perpoqen ti japin zgjidhje duke konsumuar nje vit e gjysme ngerc politik u dhane ne nje kohe shume here me te shkurter zgjidhje punonjesit e kontraktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne zbatim te vendimit te institucionit me te larte zgjedhor per boshatisjen e kutive te votimit.

Ky operacion nisi nga magazinat e ruajtjes e materialeve zgjedhore ne Lunder. Ne nje godine u krye seleksionimi i materialeve te zgjedhjeve te fundit parlamentare. Fletet e votimit grumbullohen me vete duke u transportuar drejt vendit te quajtur Ura e Farkes per djegie ndersa materialet e tjera po ne zbatim te vendimit e KQZ-se dergohen per si dokumente sekrete me nje kohe arkivimi 25-vjecare periudhe ne te cilen askush nuk mund te kerkoje verifikimin e tyre.
Te dyja operacionet ai i sekretimit per 2 dekada e gjysme dhe ai i djegies se fleteve te votimit shkojne perkunder perpjekjeve te pafundme te politikes per kompromis per transparencen duke shnderruar togfjaleshat flete votimi dhe materiale zgjedhore ne me te lakuarit e politikes por edhe ne me te degjuarit per shqiptaret ne nje vit e gjysme. Per te eliminuar fletet e votimit te qershorit te 2009-s nepermjet djegies sipas perllogaritjeve do te duhet nje jave kohe. Ndersa tymi i ketyre fleteve do te shuhet per shtate dite mbetet per tu pare sa do te zgjase ai i ngercit politik qe me djegien e fleteve ka marre nje tjeter drejtim pasi opozita edhe pse u terhoq nga kutite e votimit te 28 qershorit kerkon ta mbaje te gjalle situaten kaotike qe vet krijoi duke akuzuar mazhorancen qeverisese per vendimin e djegieve te fleteve te votimit.

Dy dite me pare Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jo pa debat miratoi me 4 vota pro arkivimin e listave te zgjedhesve te zgjedhjeve parlamentare te 2009-s ne Arkivin e Shtetit si material i klasifikuar. Ky vendim u interpretua nga opozita si nje tentative e mazhorances per te penguar transparencen e zgjedhjeve te shkuara. Asgjesimi i materialeve te 28 qershorit prodhoi per 1 viti gjysme konflikt politik nderkohe qe vendimi u morr vetem ne 29 dhjetor 2010 pas deshtimit per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›