E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyzimi i Rames per fletet Nuk i duam por mos i digjni

Viti qe sapo lame pas mund te konsiderohet si viti i fleteve te votimit kutive kerkesave dhe propozimeve nga ana e PS-se per hetim te zgjedhjeve te kaluara parlamentare. 2010-a ne fakt pritej te kishte pjese te saj kompromisin politik mes paleve dhe me ne fund zgjidhjen e ngercit i cili do te mundesonte ecjen e vendit perpara nepermjet reformave por krejt ndryshe ndodhi. Propozimet e ardhura nga PS-ja ne lidhje me hetimin parlamentar per zgjedhjet e kaluara te 28 qershorit gjithmone kane hasur ne kundershtimin e mazhorances e cila ka kerkuar nga opozita qe kerkesat e saj te jene brenda kuadrit ligjor dhe Kushtetutes. Keshtu duke bere nje kthim kronologjik ne kohe propozimi i pare i PS-se kerkonte hetim me objekt te pakufizuar ku normalisht ne te perfshiheshin edhe fletet e votimit gje kjo qe u hodh poshte ne ate kohe nga mazhoranca e cila i kerkoi opozites qe per fletet ajo mund ti drejtohej Komisionit te Venecias ose Gjykates Kushtetuese ndersa komisioni hetimor te ngrihej vetem per materialet zgjedhore por edhe ne kete rast propozimi te mbeshtetej ne ligj. Duke mos e marre parasysh kete propozim nga mazhoranca socialistet e ndryshuan perseri kerkesen e tyre por ne fakt ajo paraqitej pothuajse e njejte me propozimin e pare. Edhe ne kete rast mazhoranca nuk pranoi dhe kerkoi nga opozita qe te rishikonte propozimin e saj per hetim parlamentar duke e perpiluar kerkesen ne baze te ligjit dhe Kushtetutes. Ne dy muajt e fundit te vitit qe lame pas PS-ja dhe kreu i saj Edi Rama ben propozimin e fundit dhe leshimin e fundit sipas tyre duke mos kerkuar me fletet e votimit. Keshtu ne letren e derguar me 23 nentor 2010 nga kreu socialist Edi Rama Kryeministrit Berisha deklarohej tekstualisht Kjo oferte bazohet mot-a-mot ne rezoluten e Parlamentit Evropian dhe une vete jua kam dorezuar ate ne formen e nje projekti te firmosur nga mbi 30 deputete te opozites per ngritjen e menjehershme te nje komisioni hetimor per zgjedhjet me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites me nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore pa perfshire fletet e votimit - thuhej ne leter. Megjithese perseri ky propozim i opozites u cilesua nga mazhoranca si i pasakte pasi ne te nuk kerkohej hetim ne baze te fakteve kjo perben nje tjeter teme per tu trajtuar me vone ndoshta. Por duke mbetur tek propozimi i fundit i PS-se i cili tashme nuk kerkonte me fletet e votimit dhe deklarohej qarte se opozita nuk kishte asnje interes per to reagimi i ardhur nga selia roze dhe nga kryetari i saj Edi Rama dy dite me pare ne kundershtim te plote me djegien e fleteve paraqiste nje ndryshim radikal nga ky propozim. Kryesocialisti e cilesoi si te pavlefshem vendimin e marre nga KQZ-ja per djegien e fleteve te votimit dhe sipas tij gjithashtu kjo tregonte faktin se votat e zgjedhjeve te shkuara parlamentare te 28 qershorit jane vjedhur. Keshtu kreu i PS-se paraqitet me dy qendrime krejt te kunderta per fletet e votimit ku nga njera ane ne propozimin e tij te fundit per hetim te zgjedhjeve deklaronte qarte se fletet e votimit nuk paraqesin me asnje interes per opoziten dhe se mazhoranca mund te beje cte doje me to. Por nga ana tjeter kur u mor vendimi nga KQZ-ja i cili realisht ishte i vonuar kjo per arsyen e vetme per ti dhene sa me shume kohe dy forcave kryesore politike per gjetjen e kompromisit ne lidhje me hetimin parlamentar kreu socialist Rama u shpreh se ky akt i djegies se fleteve ishte i padrejte dhe teresisht abuziv. Ky qendrim i dyzuar i kreut te partise me te madhe opozitare nuk u paraqit vetem ne kete rast por edhe ne vendimin e PS-se per marredhenie te kushtezuar me Kuvendin e Shqiperise. Duke iu referuar serish letres se kreut te selise roze drejtuar Kryeministrit ne te deklarohej se grupi parlamentar socialist nuk do ta kushtezoje marredhenien me Parlamentin me fatin e fleteve te votimit. Pra sikunder e kemi bere tashme publike per hir te kompromisit te domosdoshem qe duhet ti jape fund krizes politike te vendit ne nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim. As nuk e kushtezojme marredhenien tone te metejshme me Parlamentin me fatin e fleteve te votimit pavaresisht opinioneve krejt te ndryshme qe kemi per kete ceshtje si per shume ceshtje te tjera - thuhej ne leter. Kjo deklarate e 23 nentorit 2010 perseri pesoi ndryshim radikal me deklaraten e bere dy dite me pare 7 janar 2011 nga kreu socialist Rama ne mbledhjen e perjavshme me gazetaret i cili u shpreh se marredhenia e Partise Socialiste me Parlamentin edhe per kete vit do te vazhdoje te mbetet teresisht e kushtezuar. Ky akt shpeshhere eshte kundershtuar nga nderkombetaret por edhe nga vete Kryeministri Berisha te cilet kane kerkuar bashkepunimin e opozites ne votimin e ligjeve te rendesishme per ecurine e vendit sipas standardeve evropiane. Por kryesocialisti Rama eshte shprehur edhe nje here tjeter i sigurt per marredhenien e kushtezuar te opozites me Parlamentin dhe duket se edhe per disa jave apo muaj forca me e madhe opozitare do te vazhdoje te mos jape kontributin e saj ne miratimin e ligjeve perparesore per vendin. Por deri kur do te vazhdoje kjo situate keshtu kjo gje nuk dihet. Kreu i PS-se Rama siguron se PS-ja do te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme vendore dhe nga ana tjeter deklaron se do te zhvillohen edhe zgjedhjet e parakohshme... Le te shpresojme se qendrimet e ardhshme te kryesocialistit nuk do te jene me kaq te dyzuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›