“Antiglobalistët nuk kanë lidhje me shoqatat e mjedisit"
24/06/2009 TEC-i i Vlorës dhe Rruga e Bregut
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje gjatë inaugurimit të TEC-it të Vlorës, një investim prej 120 milionë euro, se ndërtimi i tij përbën një ndër investimet më të mëdha të qeverisë, që do të ketë një ndikim tepër pozitiv për zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Gjatë ceremonisë së inaugurimit kreu i qeverisë theksoi se ndërtimi i TEC-it përbën një ngjarje shumë të rëndësishme për potencialin turistik, industrial dhe të gjithanshëm të Vlorës dhe Bregut shqiptar. Kryeministri kompania italiane ka sjellë një teknologji të standardeve dy herë më të larta sesa ato të pranuara nga Bashkimi Europian. Kreu i qeverisë garantoi se në saje të teknologjisë më moderne TEC-i i Vlorës ruan dhe respekton maksimalisht mjedisin. “TEC-i jep ndotjen më minimale e krahasueshme me atë të rreth 400-500 makinave “Benz”, jo ato të prodhimit të viteve ’80, por atyre më të fundit”, - tha Berisha. Ndërsa duke iu referuar atyre që i vlerësoi si “antiglobalistë”, ai u shpreh se ata nuk kanë asgjë të përbashkët me këto shoqata, pasi parësore kanë vetëm interesat e tyre personale. Po gjatë ditës së djeshme kryeministri Berisha ka inauguruar dje përfundimin e punimeve të ndërtimit të aksit rrugor të njohur si “Rruga e Bregut”, e cila lidh Llogoranë me Sarandën. Gjatë ceremonisë shefi i ekzekutivit vuri theksin në rigjallërimin dhe shumëfishimin e ndjeshëm të potencialit turistik të fshatrave të Bregut. “Masterplani, që ju e njihni shumë mirë, është një kushtetutë e shkëlqyer e turizmit në këtë zonë, që ju mbron ju nga betonimi dhe grabitqarët, që ju jep ju të drejtën si komunitet të vendosni se çfarë do të ndërtoni, që ju jep të drejtën të parashikoni vetë zhvillimin në interesin tuaj më të mirë dhe interesin e vendit”, - deklaroi ai. Duke iu drejtuar banorëve të Dhërmiut, Kryeministri tha se qeveria është e vendosur që në mandatin e dytë të krijojë në fshatrat e Bregut standardet më të mira të mikpritjes dhe të jetesës, duke i shndërruar ato në qendra të fuqishme të turizmit në Shqipëri. Ai premtoi se brenda vitit 2010 do të ndërtohen rrugët e fshatrave nga Orikumi në Sarandë.