Rama: Bashkë nën flamurin kuqezi
24/06/2009 Kreu socialist vijon takimet elektorale në të gjithë vendin
“Vendi do të ketë zot, dhe ky do të jetë populli i Shqipërisë”
Kreu i PS-së ka zhvilluar një sërë takimesh në zona të ndryshme të vendit. Kur kanë mbetur dhe tri ditë deri në përfundim të fushatës elektorale, Rama zhvilloi dje takimin përmbyllës në Korçë, por më herët rezervoi disa takime me banorë të njësive nr. 11, 7 dhe 5 në kryeqytet, ku prezantoi planin e tij për ndryshimin e transformimin e kryeqytetit. Gjatë këtyre takimeve spontane Rama u tha qytetarëve si do të angazhohej për transformimin rrënjësor të parkut të Liqenit Artificial, sistemimin dhe gjelbërimin e blloqeve të banimit dhe ngritjen e një shërbimi transporti në të gjithë njësinë, duke përfshirë edhe rrethinat. Ndërkohë në takimin e organizuar në Kamëz Edi Rama është angazhuar për legalizimin e të gjitha ndërtimeve, duke kujtuar se Berisha dështoi në mbajtjen e premtimit. Gjithashtu nga Durrësi Rama deklaroi se “më 28 qershor Shqipëria do të ketë zot, dhe ky do të jetë populli i Shqipërisë, do të jetë një qeveri që do t’i mirëpresë të gjitha investimet e huaja, por nuk do t’i hapë rrugë asnjë firme rrangallë, që mbyllet në Europë dhe vjen për të ndërtuar këtu, sepse Shqipëria nuk është kosh plehrash për Europën. Ne do t’i ndërtojmë fabrikat, ne do t’i ndërtojmë TEC-et. Ne do t’i ndërtojmë të gjitha ato që duhen për të zhvilluar industrinë e për të rritur ekonominë, por në asnjë rast kjo nuk do të bëhet jashtë standardeve europiane dhe jashtë cilësisë që garanton çdo investim i tillë në Europën e Bashkuar”.