“Antigonë 2008” starton takimi i dytë i lojërave pagane
Autori i Lajmit: red.
Qyteti antik i Antigonesë, rreth 12 km larg Gjirokastrës, i themeluar në shekullin III para Krishtit, do të jetë për të dytin vit me radhë arena e takimit rajonal të riteve dhe lojërave pagane "Antigone 2008", që do të zhvillohet më 31 maj. Ky aktivitet organizohet nga Zyra për Administrimin dhe Koordinimin e Parkut Arkeologjik Antigone (ZAKPAA), në bashkëpunim me komunën Antigone, Agjencinë për Komunikim dhe Integrim dhe Shoqatën Kulturore "Gjirokastra". Ëngjëllush Serjani, drejtori i ZAKPAA-së tha se "me këtë aktivitet synohet evidentimi i vlerave më përfaqësuese të lashtësisë, në funksion të zhvillimit të turizmit kulturor në rajonin jugor". Sipas tij, në këtë aktivitet do të marrin pjesë grupe artistike nga qytetet e rajonit jugor, si Saranda, Përmeti, Tepelena, Gjirokastra, etj. Grupet pjesëmarrëse në këtë veprimtari do të paraqesin vlerat më të mira të lashtësisë së qyteteve dhe komunave, përmes riteve të inskenuara, veshjeve, lojërave popullore, pantonimave, këngëve të vjetra, vizatimeve, krijimeve të mirëfillta artistike dhe artizanale me motive pagane, interpretime të gojëdhënave dhe legjendave, paraqitjes së objekteve të lashtësisë të gjetura spontanisht në këto zona, etj. Antigonea u themelua në shekullin III para Krishtit nga Pirrua i Epirit dhe u shpall "Monument Kulture" në vitin 1963. Parku Arkeologjik i Antigonesë ka një sipërfaqe rreth 92 hektarë. Brenda parkut janë zbuluar tri kisha të periudhës Paleokristiane dhe një kapelë martirium, ku gjendet një mozaik mjaft i rëndësishëm, që i përket antikitetit të vonë. Në të paraqitet Shën Kristofori me palmën e martirit në dorë.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008