Intimiteti i puthjes në objektivin e artistes gjermane
Autori i Lajmit: red.
Verena Kyselka prezanton një ekspozitë fotografike në një nga galeritë e kryeqytetit
Në këto ditë të nxehta, të cilat janë të pazakonta për muajin maj, jeta kulturore e kryeqytetit duket se është varfëruar më shumë se duhet. Aktivitetet e bujshme të institucioneve kulturore kanë rënë në qetësi dhe çdo aktivitet është transferuar si pa dashje në galeritë e shumta të kryeqytetit. Edhe pse në një sipërfaqe të vogël, këto galeri mbajnë brenda botët e shumë artistëve për t ua servirur artdashësve kryeqytetas dhe më gjerë. Kështu “Galeria e vogël”, për disa ditë na ofron një ekspozitë mjaft të veçantë. Artistja gjermane Verena Kyselka na prezanton një koleksion të puthjes ndër breza dhe në shtete të ndryshme, duke filluar që nga Franca e deri te Shqipëria. Pse nuk lejohej “puthja intime” në filmat shqiptarë dhe pse një puthje e tillë kushtonte shumë shtrenjtë në Hollivud? Fotot e ekspozuara në këtë galeri tregojnë mjaft mirë për këto çështje. Artistja gjermane sjell në vëmendje puthjen, por e trajton këtë temë në një kontekst më të gjerë, duke përfshirë edhe eksperiencat historike e moderne. Ajo zakonisht punon me filma ekzistues, por e plotëson këtë kuadër edhe me punime të vetat filmike dhe fotografike. Megjithatë, duhet thënë se kërkimet e saj nuk kanë për qëllim të demaskojnë mënyrën e funksionimit të politikës sociale të kinematografisë apo dimensionet e tyre artistiko-estetike të frymëzuara nga filmi sovjetik dhe neorealizmi italian. Në fakt ajo vendos në qendër të punës së vet erosin dhe domethënien e tij në një botë të dominuar nga socializmi. Në disa nga punët fotografike bëhet i qartë fakti se për artisten, cenimi i sferës private me atë të ndërhyrjeve të urdhëruara poltikisht lidhet me humbjen e autonomisë personale. Ato janë pjesë e ekspozitës, “Concpiracy Qvellings”, e cila është prezantuar me sukses vitin e shkuar në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani. Ky projekt ndërdisiplinor lindi, ndër të tjera, edhe falë bashkëpunimit me historianin Joakim Heinrik. Titulli i ekspozitës “Territori i intimitetit”, falë artistes, merr një dimension të ri. Termin “territor” ajo nuk e redukton në një zonë të kufizuar brenda hapësirës sonë të jetës apo në një zonë, të cilën ne duhet ta mbrojmë nga të tjerët. Ekspozita e artistes gjermane do të qendrojë e hapur deri më 7 qershor.
Galeria Te & Ge
Te & Ge, është një tjetër galeri, e cila herë pas here zhvillon në mjediset e saj ekpozita të autorëve të ndryshëm. Aktualisht, në këtë galeri janë të ekspozuara piktura të autorëve të ndryshëm duke filluar nga klasiket, portretet deri të abstraktja e modernia. Disa nga autorët që vazhdojnë të kenë punimet e tyre në këtë galeri janë: Ibrahim Kodra, Sali Shijaku, Skënder Kamberi Qamil Prizreni, Nikolin Ivanaj dhe Adrian Devolli.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008