Veprat e ndaluara të realizmit socialist në dritë pas 18 vjetësh
Autori i Lajmit: red.
Prej vitesh, ato heshtin mes magazinash, të pafundme në numër, por të shkatërruara nga lagështira. Veç pluhurit të harresës, këto vepra prej vitesh nuk shohin dritë në ekspozita, e aq më tepër nuk shohin duar që t i restaurojnë. Janë jo pak, por mbi 1400 piktura dhe skulptura, të cilat paraqesin tematika të ndryshme, tematika që marrin frymëzim nga ushtria popullore, klasa punëtore, fshatarësia kooperativiste apo çështja e revolucionit proletar mbi borgjezinë, të cilat së shpejti do të thyejnë tabutë mbi artin e periudhës moniste. Janë të shumta në numër, po aq edhe të hershme. I përkasin periudhës nga vitet 1950-1980. Autorët janë të ndryshëm dhe të njohur. Por për to nuk kujdeset më askush. Këto punime kanë qenë pjesë e fondit të Galerisë së Arteve të Durrësit, në kohën e shtetit monist, kur nuk lejohej asnjë art tjetër veç atij të “realizmit socialist”. Pas vitit 1992 ato u hodhën dhe u depozituan sikur të ishin sende pa vlerë në magazinën e qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”. Ruajtja e tyre në kushte jo të përshtatshme ka revoltuar vetëm autorët e tyre dhe jo publikun. Por së shpejti edhe këto vepra do të trajtohen njësoj si të tjerat.
Ekspozita me “veprat komuniste”
Pavarësisht se i përkasin rrymës së “realizmit socialist” edhe këto vepra në pikturë dhe skulpturë do të prezantohen shumë shpejt në një ekspozitë, të parën e këtij lloji në Durrës që nga epoka e pluralizmit. Bëhet fjalë për kohën e vjeshtës, kur do të çelet edhe ekspozita më e madhe me punime të realizmit socialist, të cilat nxirren pas 18 vjetësh në dritë. Drejtori i pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”, Melsi Labi, merr guximin t i servirë publikut “realizmin socialist”, një art, i cili që nga viti 1991 konsiderohet në Durrës si “i ndaluar”. Ai argumenton se “arti nuk duhet parë me emocionet e politikës”. Nga ky këndvështrim edhe rihapja e ekspozitës mbi “realizmin socialist” duhet parë si një pjesë e historisë dhe e artit shqiptar. Ekspozimi i tyre përpara publikut pritet të jetë “favori i fundit” që po u bëhet këtyre pikturave, por njëkohësisht do të jetë edhe fillimi i strategjisë për të shpëtuar 1400 pikturat e skulpturat gati gjysmëshekullore. Ato mendohet të ekspozohen në mjediset e Pallatit të Kulturës, në Muzeun Etnografik dhe në Muzeun e Dëshmorëve gjatë periudhës shtator-tetor të vitit 2008.
Dëmtimet që pësuan pikturat në magazina
Por shumë prej këtyre punimeve kanë pësuar dëmtime të rënda, si pasojë e veprimit të pluhurit dhe të lagështirës. Këto punime ishin pjesë e fondit të Galerisë së Arteve të Durrësit, në kohën e shtetit monist, kur nuk lejohej asnjë art tjetër veç atij të “realizmit socialist”. Pas vitit 92 ato u hodhën dhe u depozituan sikur të ishin sende pa vlerë në magazinë. Tashmë, Labi merr guximin t ia rikthejë ato punime jo vetëm shikuesit nostalgjik, por edhe një publiku shumë më të gjerë. Për drejtuesit e kësaj nisme do të jetë publiku dursak dhe më gjerë ai që do të vendosë për këto vepra të harruara që tregojnë një pjesë të historisë sonë. Mendohet që këto vepra të ekspozohen në mënyrë masive përpara se ato të dëmtohen edhe më shumë dhe të mos transmetojnë asnjë emocion për artdashësit.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008