Në paraburgimin e Korçës ushtrohet dhunë
Autori i Lajmit: red.
Në ambientet e paraburgimit të komisariatit të Korçës ka raste të ushtrimit të dhunës ndaj personave të izoluar atje. Ky është deklarimi i përfaqësuesit të Avokatit të Popullit, drejtorit për parandalimin e torturës në këtë institucion, Ervin Karamuço. Ky i fundit ka kryer një inspektim në paraburgimin e komisariatit të Korçës, duke konkluduar se ka raste të ushtrimit të dhunës dhe se gjendja në këto ambiente paraburgimi është e rëndë. Krahas përfaqësuesit të Avokatit të Popullit që mbulon parandalimin e torturës, në Korçë kanë mbërritur edhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë, për të parë nga afër gjendjen e të paraburgosurve dhe për të verifikuar pretendimet e tyre për ushtrim dhune nga personeli i burgut, grupi i gatshëm i policisë apo edhe qëndrimin që mbajnë drejtuesit e këtij burgu. Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë për burgjet dhe personeli i burgut të Korçës janë përgjigjur për gjendjen që ka krijuar në paraburgimin e Korçës. Ndërkohë përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, Ervin Karamuço, tha se qëndrojnë pretendimet dhe ankesat e të paraburgosurve. Pas inspektimit është konstatuar se nuk janë pa bazë ankesat që çuan deri në grevë urie dhe protestë të të paraburgosurve në Korçë. "Konstatuam një gjendje të rëndë në ambientet e paraburgimit të komisariatit të Korçës që janë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Kjo gjendje e rënduar nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me kapacitetin tej normave të lejuara të personave të izoluar në një qeli, por edhe me rastet e keqtrajtimit të tyre që kanë çuar kohët e fundit edhe në protesta dhe grevë urie", - tha Ervin Karamuço. Sipas tij, nga këto kontrolle është përgatitur një dosje që do t i kalojë Avokatit të Popullit për të dhënë konkluzionet përfundimtare të këtij institucioni lidhur me gjendjen e paraburgimit të Korçës. Të paraburgosurit në ambientet e izolimit të komisariatit të Korçës arrijnë në rreth 90 vetë, nga gjysma e këtij numri që lejon kapaciteti normal i dhomave të izolimit. Sipas tij, janë të paktën katër të paraburgosur të konstatuar me shenja jo të rënda të ushtrimit të dhunës në trup, të cilët kanë pretenduar se mënyra sesi trajtohen, shkel të gjitha të drejtat e njeriut, deri në heqjen e së drejtës për takime me të afërmit. Ai shtoi se është parë nga afër gjendja se ku mbahen të izoluar të paraburgosurit, dhe kushtet e jetesës kanë qenë tepër të rënda, përfshi edhe ato të mbipopullimit.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008