E drejta e autorit, alarm për moszbatimin e ligjit
Autori i Lajmit: Fabiola Kurteshi
Ligji për të drejtën e autorit, edhe pas tre vitesh pas hyrjes në fuqi, nuk po gjen zbatimin e duhur, shfaq defekte dhe dobësi. Kështu ka deklaruar gjatë një seminari, drejtoresha e zyrës për të drejtat e autorit. Ndonëse kanë kaluar tre vjet nga hyrja në fuqi e ligjit për të drejtën e autorit, zyra e cila mbron interesat e autorit jep alarmin për moszbatim të tij. Gjatë një seminari kombëtar të organizuar nga organizata botërore e pronësisë intelektuale, drejtoresha e zyrës shqiptare për të drejtat e autorit, Nikoleta Gjordeni, ka deklaruar se ligji që ka hyrë në fuqi në vitin 2005, nuk funksionon, pasi ka defekte dhe dobësi për riparimin e të cilave po përgatiten edhe amendamente.
Gjordeni u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve vendase të bashkëpunojnë për të mbrojtur të drejtën e autorit, si një pronësi intelektuale dhe personale. Qëllimi kryesor i kësaj tryeze kombëtare me përfaqësues të grupeve të interesit ishte shprehja e një vullneti ndërkombëtar në mbështetje të së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera lidhur me të. Shkëmbimi i eksperiencave me vendet e tjera, lufta ndaj piraterisë dhe roli i qeverisë në respektimin e së drejtës së autorit ishin disa nga pikat e debatit në seminar.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008