E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varfëria, vetëvaret babai i dy fëmijëve

Autori i Lajmit: red.
Kushtet e vështira ekonomike shtyjnë babanë e dy fëmijëve t i japë fund jetës. Namik Bakaj, 50-vjeç, është gjetur i vetëvarur në shtëpinë e tij paraditen e djeshme. Mësohet se 50-vjeçari ka gjetur momentin kur asnjë prej pjesëtarëve të familjes nuk ishte në shtëpi dhe i ka dhënë fund jetës. Banori i rrugës "Llambi Bonata", në kryeqytet duket se ka qenë në kushte të vështira ekonomike, të cilat më pas e kanë shtyrë drejt vetëvarjes. Policia e kryeqytetit është njoftuar nga një telefonatë e të afërmve të viktimës dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e Komisariatit Nr.6 të Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Burimet pohojnë se nga hetimet paraprake dyshohet se kanë qenë problemet ekonomike që shtynë 50-vjeçarin drejt vetëvrasjes. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë administruar të gjitha provat dhe trupi i pajetë është dërguar pranë mjekësisë ligjore ku do të bëhet dhe autopsia dhe do të përgatitet relacioni mjekoligjor. Grupi i hetimit, gjithashtu, ka marrë dhe dëshmitë e të afërmve dhe familjarëve të viktimës, të cilët kanë deklaruar se 50-vjeçari nuk kishte shfaqur asnjëherë çrregullime, të cilat t i bënin të afërmit të dyshonin se mund të ndërmerrte një veprim fatal për jetën.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›