E Diel, 1 Nëntor 2026

Rihapet kufiri me Kosovën, maunet izolohen në Prizren

Autori i Lajmit: red.
Në orët e parë të ditës së djeshme është hapur pika doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa maunet me lëndë helmuese janë izoluar dhe dërguar në Prizren. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë pikës doganore të Morinës. Sipas të njëjtave burime, saktësohet se nuk është hasur asnjë problem në transportimin e mauneve, ndërsa tre shoferët bullgarë po hetohen nga autoritetet kosovare. Shkak për bllokimin disa orë të kufirit Shqipëri-Kosovë është bërë ngarkesa me lubrifikantët helmues, e cila nuk kishte për destinacion Shqipërinë dhe as nuk kishtë kaluar në Shqipëri. Policia e Kosovës ka bllokuar kalimet tek lokali “Kristal”, disa kilometra në thellësi të kufirit të Kosovës, tre autobotë. Në vendngjarje ka shkuar policia e UNMIK-ut, KFOR-i dhe Shërbimi Policor i Kosovës. Nga njoftimet e shërbimit policor të Kosovës u mësua se tre autobotët, që ishin deklaruar me vaj lubrifikant, në fakt, kishin sasi të madhe gazi SO2. Sipas dëshmitarëve, ka pasur dhe një rrjedhje të lubrifikantit dhe më pas në kontakt me temperaturën e lartë ka bërë reaksion kimik, duke shkaktuar djegie tek punëtorët dhe kalimtarët, madje disa prej tyre punonjës doganorë dhe të shërbimit policor të Kosovës kanë shkuar në Prishtinë dhe Prizren për kurim. Sipas të dhënave të policisë së Kosovës, por dhe të Kukësit, 3 botet kanë hyrë në Kosovë nga pikëkalimi kufitar i Hanit të Elezit, që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe destinacioni i tyre ka qenë fshati Mamush mes Prizrenit dhe Gjakovës, por që janë devijuar në Qafë-Dule për zhdoganim në doganën e Vërmicës, ku dhe ndodhi rrjedhja. Botet vinin nga Bullgaria dhe shoferët tashmë të ndaluar bashkë me një biznesmen nga Kosova.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›