Antikomunizmi dhe antidestruktiviteti
04/06/2005 Gjatë viteve të qeverisjes së saj PD-ja, për një kohë të gjatë, vazhdoi ta etiketonte opozitën e atëhershme, PS-në, duke e quajtur komuniste, megjithëse komunizmi kishte vdekur në rang ndërkombëtar. Karta e luftës kundra komunizmit ishte e vetmja që PD-ja në pushtet dhe lideri i saj, Berisha, përdorën në fushatën e zgjedhjeve të vitit 1996. Koalicioni i majtë PS, PSD dhe PAD, u etiketua atëherë nga demokratët si “fronti i kuq”. Fushata e partisë në pushtet u bazua në deklarata deri të pabesueshme, si “nëse vijnë socialistët ne pushtet, mund të rikthehem kooperativat e tipit komunist, ndërmarrjet shtetërore të falimentuara jo rentabël, do të rrezikohej liria i individit etj.”. Por historia politike vërtetoi se socialistët në pushtet jo vetëm që nuk kthyen kooperativat apo ndërmarrje shtetërore jo rentabël, jo vetëm që nuk e kufizuan lirinë, por përkundrazi e kapitalizuan vendin pavarësisht, se në në mënyrë të paorientuar, zgjeruan lirinë e medias pavarësisht se u munduan ta shfrytëzonin në interes të tyre, siç ndodh rëndom në vendet në tranzicion.
Sot, po t’i pyesësh demokratët, askush nga ata nuk mund të thotë që ekziston rreziku që me socialistët në pushtet mund të kthehet komunizmi në Shqipëri. Socialistët pas 8 vjetësh në qeverisje, paraqiten madje më të djathtë se vetë demokratët, të cilët më në fund e kanë gjetur pikën më të dobët ku duhet sulmuar: lufta kundër korupsionit, trafiqeve, evazionit fiskal dhe rritja e investimeve në vend, nëpërmjet vazhdimit të reformave që çojnë në rritjen e standardeve ekonomike. Kjo pikë është aq e gjetur tani, sa ç’ishte e pagjetuar në atëkohë lufta kundër kominuzmit, pra kur PD-ja i kujtonte elektoratit shqiptar kohën e diktaturës që kishte perënduar dhe kur nuk përpiqej të bindte qytetarët shqiptarë të votonin për të, por të mos votonin për kundërshtarin, kur nuk tregonte përparësitë e qeverisjes së saj, por gabimet e qeverisjes së kundërshtarit, dmth., shkurt, kur demokratët më shumë flisnin për kundërshtarin sesa për veten e tyre.
Të njëjtën gjë, me të njëjtin mentalitet, por në një kohë dhe terren krejt tjetër, po bën sot PS-ja kur përpiqet më tepër të bindë elektoratin për të mos votuar për PD-në, sesa për të votuar për veten e saj. Socialistët po veprojnë me “1997”-ën, të cilën po e përdorin si kartën kryesore për të bindur shqiptarët të mos votojnë kundërshtarin, njëlloj siç vepruan dikur demokratët me “komunizmin”. Por, nëse bëhet një krahasim, mund të thuhet se ashtu siç ishin larguar socialistët nga komunizmi në vitin 1996, janë larguar edhe demokratët nga destruktiviteti në vitin 2005, madje demokratët kanë qenë shumë më pak destruktivë nga sa kanë qenë socialistët komunistë.
*** Për shkak të historisë së tyre, ose më tepër për inat të kundështarëve politikë, socialistët mund ta donin më shumë të kaluarën, por do të ishte naivitet të mendohej se në vitin 1996 në procesin e hapjes së tyre, të debatit të tyre, ata donin rikthimin e sistemit komunist. Me të njëjtin arsyetim, demokratët nuk mund të akuzohen sot në kulmin e hapjes së tyre, në kulmin e demokratizimit të tyre, se rrezikojnë përsëritjen e ‘97-tës dhe se ata mund të rikthejnë mercenarizmin politik, strukturat paralele civile të shërbimit informativ kombëtar e gafa të tjera si këto, pavarësisht se në krye të tyre vazhdon të jetë Berisha.
*** Socialistët nuk mund të struken më, duke kujtuar vitin e mbrapshtë ‘97. Kjo gjë nuk do t’ju mjaftojë absolutisht për të mbajtur sërish pushtetin, ashtu siç nuk ju mjaftoi antikomunizmi demokratëve në vitin 1996, kur u desh të manipulonin zgjedhjet. Socialistët duhet të paguajnë gabimet e mëdha që bënë, sidomos gjatë qeverisjes në mandatin e dytë të tyre, i cili nuk shërbeu për të bërë hapa konkretë drejt reformave të duhura që do ta çonin Shqipërinë drejt BE-së, por shërbeu për të përmirësuar pozitat, kryesisht ekonomike të disa protagonistëve brenda saj. Kjo filozofi, është më e pambështetura në botën e sotme dhe, si e tillë, do ketë me siguri reagimin e elektoratit shqiptar. Sado t’u thuash qytetarëve se opozita e sotme është destruktive, përpara korrupsionit të madh, i cili duket sheshit në çdo hallkë të qeverisjejs socialiste, karta e destruktivitetit nuk do të pinte ujë.
Një gjë është e sigurtë se, nëse demokratët do të jenë në pushtet në legjislaturën në vazhdim, pas 4 vitesh shumë pak socialistë do ta besonin se PD-ja është një parti destruktive dhe se me të, në qeverisje, mund të kthehet edhe njëherë “viti i mbrapshtë”. Sot kushtet social-ekonomike dhe synimet politike të shqiptarëve kanë avancuar dhe nuk mund të luftohet më me logjikën e mosvotimit të kundërshtarit, por me atë të votimit të vetes. T’u kërkosh zgjedhësve shqiptarë votën me argumentin kryesor se opozita qenka destruktive, do të thotë t’u thuash hapur se, “më mirë na lini neve të vjedhim dhe ju të varfëroheni, më mirë pranoni të rrimë larg Evropës, sesa të rrezikoni kthimin e Shqipërisë në vitin 1997” etj., si këto. T’i servirësh elektoratit vetëm shifra, sipas të cilave rezulton se janë bërë këto apo ato investime, pavarësisht se as gjysma e tyre nuk kanë shkuar në destinacionin e duhur, do të thotë të përpiqesh të mbulosh realitetin me letra. Kartat folklorike që po përdoren në politikën shqiptare ngjajnë shumë me përralla në ditë vere (meqë jemi dhe në verë tani), të cilat janë herë me gogolë, herë me timonierë, herë me kapitenë, herë me dele, herë me dhi, me gjithëfarëlloji pra, por që në fund të fundit mbeten aty në sallat e mitingjeve… Qytetarët po kërkojnë të dinë për gjërat elemetare të jetës së tyre, për ujin, dritat, rrugët, po kërkojnë ndërtimin e një sistemi të tërë rregullash që do të bëjë të mundur rritjen e standardit të jetesës së tyre. Dhe për këtë arsye, ata duhet të dinë se përse duhet të votojnë dikë, dhe jo përse duhet të mos votojnë dikë tjetër.