Pagat e para ’90-ës indeksohen me 1 për qind për çdo vit

04/06/2005 Për ata që do të dalin në pension pas 1 qershorit
Formula e llogaritjes së pensionit. Caktohen koeficientët e indeksimit vit pas viti nga ’94 deri 2004
Kush do të dalë në pension pas 1 qershorit të këtij viti do të jetë i fituar, pasi do të përfitojë një pension më të lartë se kolegët e tij që kanë dalë në pension para kësaj date. Kjo, pasi ka ndryshuar formula e llogaritjes së pensionit, e cila do të jetë mesatarja e gjithë pagave të marra ndër vite dhe ato të kohës së socializmit, që do të indeksohen sipas rritjes së inflacionit pas viteve ’90. Së fundi, Qeveria ka miratuar masat e indeksimit sipas studimit të përgatitur nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Megjithatë, koeficientët e indeksimit nuk kanë dalë në një masë të konsiderueshme, por mesatarisht 1 për qind për çdo vit, nga 1994 deri 2004. Megjithëse si për të moshuarit dhe për ata që janë në punë çmimet janë rritur njësoj, koeficienti i indeksimit për pensionistët është llogaritur në bazë të një liste më të ngushtë mallrash se sa për të punësuarit, rrjedhimisht kanë dalë të ulët. Megjithatë, për pensionistët, më mirë pak gjë, se sa asgjë në trastë.
Koeficientët e indeksimit
Koeficientët e indeksimit të pagave të marra para viteve ’90, nuk u llogaritën sipas rritjes së çmimeve ndër vite të të gjitha mallrave që përdorin njerëzit, por në bazë të një shporte tjetër mallrash, pasi të moshuarit përdorin më pak mallra konsumi se njerëzit në moshë të re. Këtë shportë e përcaktoi INSTAT, Instituti i Statistikave. Ndërsa, Instituti i Sigurimeve Shoqërore llogariti koeficientët, sipas rritjes së çmimeve të këtyre mallrave ndër vite.
Llogaritja
Pra, që këtej e tutje, kush do të dalë në pension, llogaritja e masës së pensionit nuk do të ketë si bazë vetëm mesataren e pagës së tre viteve të fundit, apo të tre viteve kur është paguar më mirë, por mesataren e gjithë pagave që kur është punësuar, duke i indeksuar sipas rritjes së inflacionit. Pra kush del në pension tani, do t’i llogaritet dhe paga e marrë para viteve ’90. Ndërkohë që me vendim i Këshillit të Ministrave është përcaktuar një shumë bazë mbi të cilën llogaritet pensioni minimal, nën të cilën nuk mund të ketë pension. “Kemi përgatitur studimin mbi masat e indeksimit të pagave deri në vitet ’91, ‘92 e me radhë”, ka deklaruar ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Engjëll Bejtaj.
Formula vetëm pensionistët “e rinj”
Por, drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ilir Beqja, ka shpjeguar se ky ligj nuk do të ketë efekt paraveprues, pra ata që kanë dalë në pension nuk do të kenë indeksim sipas pagës së para viteve ’90, por do të ketë vetëm efekt pasveprues, pra me këtë formulë do të llogaritet pensioni vetëm për ata që do të dalin në pension pas 1 qershorit të këtij viti. Efekti financiar i llogaritjes së pensioneve në këtë mënyrë për këtë vit është 160 milionë lekë.
Diferenca e re që do të krijohet pas qershorit
Ligji i ri që u miratua nga Parlamenti, i cili ndryshon formulën e llogaritjes së pensionit për ata që do të dalin pas qershorit të këtij viti, krijon një tjetër problem. Me formulën e re do të indeksohen sipas inflacionit të gjitha pagat e marra para viteve ’90. Kështu nuk do të ketë pension nën 93 mijë lekë, që, aktualisht hyn te pensionet e larta. Vendimi i ri për rritjen e pensioneve të para vitit 1994, me mesatarisht 7 mijë lekë, ngushtoi diferencat deri në 97.6 për qind. Por, pas hyrjes në fuqi të ligjit të pensioneve, me llogaritjen e re të tyre, do të krijohen diferenca të dukshme me ata që kanë dalë në pension aktualisht. Kështu që disa vite më pas, edhe kjo diferencë duhet të ngushtohet. Pra, diferencat e pensioneve nga viti në vit, teorikisht asnjëherë nuk do të shuhen. Specialisti i ministrisë shpjegon se deri në vitin 1993, paga neto nuk është indeksuar. Me ligjin e ri, të gjitha pagat e marra nga personi do të indeksohen për të llogaritur pensionin e tij. Kështu që asnjë person që do të dalë në pension pas qershorit të këtij viti, nuk do të ketë pension më pak se 93 mijë lekë. Rrjedhimisht do të krijohet një grup i ri pensionistësh, që do të kenë një diferencë të theksuar në pension me ata që kanë dalë para vitit 2005.
Formula e re, baza minimale shumëzuar me 1 për qind për çdo vit siguracion
Ish-kooperativistët, minimalisht 4.1 mijë lekë të reja pension
Ish-kooperativistët, që do të dalin rishtas në pension, do të përfitojnë rreth 4.1 mijë lekë të reja.
Deri tani një person që kishte punuar në ish-kooperativat bujqësore, edhe pse kontribuonte në skemën e re të sigurimeve shoqërore, mund të merrte një pension minimal fshati, i cili nuk ishte më i madh se 20% e pensionit të qytetit. Reforma e re e miratuar përcaktoi metodikën e re për llogaritjen e një pensioni për personat e vetëpunësuar në bujqësi, i cili tani, njëlloj si pensioni i zonës urbane, përbëhet nga dy pjesë, nga një pension bazë (fshati), i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe nga një shtesë, e cila përllogaritet 1% e pagës minimale për çdo vit që personi ka kontribuar në skemën e sigurimeve shoqërore. Në bazë të kësaj llogaritjeje të indeksimit të përvitshëm të pensionit bazë të fshatit, mbështetur në një pagë minimale, e cila rritet për çdo vit, do të arrihet barazimi i këtyre pensioneve rurale me ato të qytetit në vitin 2012.
Për të përfituar pension të plotë, ish-kooperativistët duhet të plotësojnë dy kushte: të parin e fitojnë apriori, pasi quhen të siguruar për periudhën që kanë punuar në kooperativë gjatë kohës së socializmit, ndërsa kushti i dytë është që pas viteve ’90 të kenë qenë të siguruar për të paktën gjysmën e periudhës.
Mbi bazën e kësaj metodike të re, një person që ka punuar në ish-kooperativat bujqësore dhe ka kontribuar në skemën e sigurimeve shoqërore rregullisht, qysh nga viti 1994 e në vazhdim, si person i vetëpunësuar në bujqësi, në vitin 2004 do të përfitonte një pension bazë fshati prej 2590 lekë në muaj dhe me një shtesë prej 1034 lekësh. Në total, kjo shifër shkon në 3264 lekë. Ky pension përfaqëson rreth 54% të pensionit minimal të qytetit. Shtesa e pensionit të fshatit përllogaritet 1% për çdo vit kontribuimi ndaj pagesës minimale që, aktualisht, është 10.343 lekë, pra: 10.343 shumëzuar me 1% shumëzuar me 10 vjet = 1034 lekë. Pas datës 01.07.2004, kur u bë rritja e fundit, kemi një pension fshati 2978 lekë si dhe një shtesë pensioni për 1140 lekë, gjithsej 4118 lekë, ose 38% më shumë se pensioni bazë.
Nga politikat e ndjekura është bërë e mundur që një pensionisti që ka kontribuar që nga viti 1994, të përfitojë pensionin maksimal dhe jo atë minimal.
Kështu, sipas të dhënave të INSTAT-it, aktualisht janë rreth 720 mijë persona të vetëpunësuar në bujqësi. Më shumë se 70 për qind e të punësuarve dhe e të vetëpunësuarve në fshat, nuk janë të siguruar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore apo Shëndetësore. Ata nuk kanë të drejtë të marrin pension pas moshës së pleqërisë. Ky është një ndër problemet më të mëdha të Institutit të Sigurimeve.
RASTI
Stomatologjia
Nga 7 mijë lekë pension, fitoi 10.500 lekë
Rasti i fundit ishte llogaritja e pensionit për një stomatologe. Para viteve ’90, ajo kishte punuar me pagë 8 mijë lekë të vjetra, pas viteve ’90 kishte dalë privat dhe ishte siguruar për pagën më të ulët. Me llogaritjen sipas ligjit të pensioneve të pandryshuar, ajo përfitonte pension minimal (7 mijë lekë të reja), me ligjin e ri, duke i indeksuar pagën 800 lekë të reja, sipas koeficientëve të indeksimit vit pas viti, ajo përfiton një pension goxha të lartë, 10.500 lekë të reja. Pra, një rritje prej 45 për qind.
Mësuesja
Nga llogaritja e re, 34 për qind pension më tepër
Aktualisht, pensioni do të llogaritet në bazë të pensionit bazë 72 mijë lekë, që mund të quhet dhe minimumi jetik për të jetuar plus shtesa që llogaritet 1 për qind për çdo vit sigurimi. Një mësues që del në pension pas 25 vite punë, merr një pension prej 9.7 mijë lekë.
Ndërsa me ligjin e ri dhe mënyrën e re të llogaritjes, një mësues me 35 vjet punë, fiton 34 për qind pension më tepër mbi pensionin bazë, 72 mijë lekë.
Koeficientët ndër vite:
Koeficientët e indeksimit të bazës së vlerësimit vjetor,
individual, për llogaritjen fillestare të pensioneve, sipas viteve, do të jenë si më poshtë:
Për vitin 2004: 1
Për vitin 2003: 1.1
Për vitin 2002: 1.09
Për vitin 2001: 1.14
Për vitin 2000: 1.07
Për vitin 1999: 1.09
Për vitin 1998: 1.05
Për vitin 1997: 1.22
Për vitin 1996: 1.09
Për vitin 1995: 1.37
Për vitin 1994: 1.32
Numri i pensionistëve është dyfishuar
Një prej faktorëve që pensionet nuk mund të rriten shumë ndjeshëm, është dhe fakti që numri i pensionistëve është dyfishuar krahasuar me vitet ’90. Kështu, në vitin 1992, numri i pensionistëve ka qenë 240 mijë vetë. Në vitin 1994 u shtua me 340 mijë pensionistë dhe, aktualisht, kemi 450 mijë. Duke qenë se u rrit mosha e daljes në pension, në vitin 2030 do të kemi po kaq pensionistë, por, ndërkohë dhe rritja ekonomike do të jetë e tillë, sa që pensioni do të jetë mëse i mjaftueshëm për të përballuar jetën.
Pas qershorit, pensioni
minimal 9.300 lekë
Specialisti i ministrisë shpjegon se deri në vitin 1993 paga neto nuk është indeksuar. Me ligjin e ri, të gjitha pagat e marra nga personi do të indeksohen për të llogaritur pensionin e tij. Kështu që asnjë person që do të dalë në pension pas qershorit të këtij viti, nuk do të ketë pension më pak se 93 mijë lekë. Rrjedhimisht do të krijohet një grup i ri pensionistësh, që do të kenë një diferencë të theksuar në pension me ata që kanë dalë para vitit 2005.